• |
ide | kryesore

Udhëheqësi palestinez: Vetoja e SHBA-së e bën atë bashkëfajtore në krimet e luftës

Lajme, Planet



Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas ka thënë se vetoja e SHBA-së ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim humanitar në Gaza e bën atë bashkëpunëtor në krime lufte kundër palestinezëve.

Ai tha gjithashtu se vetoja e bënë SHBA-në përgjegjëse për gjakderdhjen e fëmijëve, grave dhe të moshuarve palestinezë në Rripin e Gazës, shkruan Sky News.

SHBA-ja vendosi veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pavarësisht se propozimi u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Dhjetra vende të tjera kishin shprehur gjithashtu mbështetje për një ndërprerje urgjente të armiqësive, duke e lënë Uashingtonin të izoluar diplomatikisht në skenën ndërkombëtare. Nga 15 anëtarët e këshillit, 13 prej tyre, mes të cilëve edhe Shqipëria votuan pro rezolutës. SHBA ishte i vetmi vend që e bllokoi atë dhe Britania e Madhe abstenoi.



2 Comments

  1. Kjo eshte Amerika kurve dhe ndryresire qe Shqipkaret e duan. Enver Hoxha e kapershkruar saktesisht BAXHELLEN SATANIKE AMERIKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *