• |
ide | kryesore

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë e Dardhë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Moti, borës



Reshjet e dëborës në juglindje të vendit janë rikthyer sërish në lartësinë mbi 1100 metër.

Mësohet se në fshatin turistik të Dardhës janë regjistruar reshje me intensitet të lartë, të cilat vijojnë ende, ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar rreth 5 cm.

Edhe në zonën e Voskopojës kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

Në aksin rrugor Korçë – Kapshticë ka rreshje me intensitet të ulët, ndërsa në terren ka borëpastruese që po bëjnë të mundur pastrimin dhe kriposjen e të gjitha zonave. Aktualisht nuk ka probleme në qarkullim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *