• |
ide | kryesore

Të shtëna armësh në Korçë, plagoset një person

Arkiva, Lajme, Të fundit
person, Korçë


Policia e Korçës raporton për një konflikt për motive të dobëta ku për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar ndërsa u lëndua me mjete të forta një person tjetër.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Igli Hoti, 33 vjeç dhe i lënduar me mjete të forta një person tjetër i identifikuar si Artan Qeshori, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen. Si rezultat i veprimeve të para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”– thuhet në njoftimin e policisë së Korçës. 

Dyshohet se personat e konfliktuar kanë qenë në gjendje të dehur. /LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *