• |
ide | kryesore

Video/ Pavard po festonte me tifozët, Thuram i bën “lojën”: mbrojtësi e ndoqi me inat, pastaj nisi të qeshë

Sport, Video
Thuram



Benjamin Pavard është mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Mbrojtësi francez është gati të rikthehet në fushë pas shembjes së meniskut të gjurit në fillim të nëntorit. Pavard duhet të rikthehet të luajë brenda fundit të vitit (ndoshta tashmë kundër Lazios pas një jave), por dëshira e tij e madhe u pa në Inter-Udinese. Para se Carlos Augusto të hynte në fushë në vend të Alessandro Bastoni, ai me shaka i kërkoi Massimiliano Farris (zëvendës i Simone Inzaghi) ta lejonte të hynte në fushë. Farris i qendroi lojës: “Bëj nxemjen!”. Ashtu si edhe Marcus Thuram në fund të ndeshjes, kur lojtarët po përshëndesnin tifozët.

Lexo më tej: Video/ Inter i papërmbajtshëm! Poker ndaj Udineses e parakalim i ri ndaj Juventus

Në fund të ndeshjes Pavard doli në fushë dhe shkoi me shokët e tij te Curva Nord për të festuar suksesin 4-0. Në këtë moment, Marcus Thuram shfrytëzoi rastin për të bërë një shaka me të. Në kohën kur mbrojtësi po tërhiqej mbrapsht me shikimin e drejtuar nga tifozët, sulmuesi u përkul pas tij dhe e bëri të rrëzohej. Pavard u ngrit dhe e ndoqi me inat, por pastaj nisi të qeshte, duke demonstruar një formë fizike tashmë të shkëlqyer. Keqardhja ishte i gjithi për kostumin e bardhë të mbrojtësit, i cili u ndot me bar: Pavard ia vuri në dukje duke buzëqeshur Thuram…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AmalaTV (@amala.tv)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *