• |
ide | kryesore

Veronique, mamaja-menaxhere e Rabiot nervozon Juventus: “Asnjë bisedim për rinovim”

Sport
Veronique



“Me Juventus nuk ka asnjë negociatë për një rinovim”. Mamaja e Adrien Rabiot, Veronique, ndërhyn ashpër, duke përgënjeshtruar lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me zgjatjen e kontratës së të birit me bardhezinjtë. Asnjë rinovim edhe për një vit për 7 milionë euro pra, siç u përfol. Diskutimi është shtyrë për muajt e ardhshëm. Ish-lojtari i PSG-së dëshiron të marrë gjithë kohën e duhur para se të zgjedhë se çfarë të bëjë me të ardhmen e tij. Nga ana tjetër kontrata e tij skadon në qershor, me mundësi për të rrëmbyer pagesa të rëndësishme nëpër Europë.

“Unë mohoj lajmet në lidhje me rinovimin e kontratës së Adrien me Juventus – ishte deklarata e mamasë-menaxhere të francezit publikuar nga Ansa -. Ai nuk ka marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij dhe është i fokusuar ekskluzivisht në fushë dhe në këtë sezon. Për momentin nuk ka diskutime me asnjë klub për të ardhmen e tij.Edhe pse u zemërova mëngjesin e së enjtes kur zbulova lajmin në faqen e parë dhe një artikull, që nuk është gjë tjetër veçse një shpikje totale gazetareske. Ndaj zgjodha t’i përgjigjem vetëm sot, duke lënë të kalonte fundjava dhe të mos ndikonte në lojën e djalit tim” tha Veronique.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *