• |
ide | kryesore

Detaje/ 500 kg kanabĩs do të transportohej drejt Turqisë, si u kapën 7 persona në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vlorë



Të paktën 500 kg kanabis, që do të trafikohej më skaf drejt Turqisë, u sekuestruan nga Policia e Vlorës gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e së hënës. Në pranga janë vënë shtatë persona, ndërsa në kërkim janë disa të tjerë. Policia thotë se të arrestuarit vepronin në formën e grupit, ku përgatisnin dhe kryenin transportin e drogës drejt Turqisë duke përdorur rrugët detare.

Policia e Vlorës sekuestroi një sasi të madhe kanabisi, i cili do të transportohej drejt Turqisë. Gjatë operacionit “Reset”, zhvilluar nga policia e Vlorës me pjesëmarrjen e forcave RENEA, u kapën 500 kg kanabis, ndërsa janë arrestuar shtatë persona. Të arrestuar janë Idriz, Romir dhe Emanuel Meminaj, banues në fshatin Trevllazër në Vlorë.

Gjithashtu të arrestuar janë dhe Nertin e Xhuliano Gjoni, banues në fshatin Babicë si dhe shtetasit Laurent Likaj, banues në Vlorë dhe Altin Meçi banues në Patos. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe në Tiranë, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen me dije për arsye hetimore.

Në një konferencë për mediet, drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça u shpreh se këta shtetas bashkëpunonin në formën e grupit të strukturuar, për të trafikuar lëndën narkotike kanabis sativa drejt shtetit turk nëpërmjet rrugëve detare.

Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshe totale 500 kilogramë kanabis, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë.

Të arrestuarit

Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.
Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;
Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *