• |
ide | kryesore

Champions, përcaktohen sot dy skuadrat e fundit të kualifikuara: tre ekipe në Grupin F në ethe, Porto e zgjidh me Shakhtar

F1, Sport
Shakhtar



Katër grupet e fundit të Champions League kanë stacionin e fundit që do të japë verdiktet finale. Mungojnë vetëm dy emra për të plotësuar 16 skuadrat e kualifikuara në 1/8 e kompeticionit. Në Grupin F të katër skuadrat janë në ethet e kualifikimit. Nëse Dortmund është e kualifikuar, luan për vendin e parë me PSG, që nëse nuk fiton rrezikon të eliminohet. Milan e Newcastle janë gjithashtu në lojë, nga kualifikimi te eliminimi nga gjithçka. Vëmendja është edhe në Oporto, ku vendasit presin Shakhtar Donetsk për të vendosur kush do të presë biletën pas Barcelonës.

GRUPI E

Atletico Madrid e Lazio përballen në Wanda Metropolitano me synim vendin e parë. Dy skuadrat ndahen nga vetëm një pikë, por Atletico me 11, luan për dy rezultate në 3. Bardhekaltërve u duhet vetëm një fitore për të gjetur në 1/8 një short më të lehtë. Sidoqoftë skuadra ku luan Hysaj, është e kualifikuar dhe Feyenoord me 6 pikë nuk e arrin dot. Holandezët përballen me Celtic në Glasgow, që mbyll grupin me 1 pikë, me sigurinë e të qenit në Europa League.

GRUPI F

Vendin e parë në grup e luan Borussia Dortmund (10 pikë) e Paris Saint Germain (7). Në ndeshjen e fundit, dy skuadrat sfidohen në Gjermani e vetëm duke fituar skuadra e Luis Enrique mund të kalojë në klasifikim gjermanët. Për vendin e dytë të gjitha skuadrat janë ende në lojë. Milan (5 pikë) për të marrë duhet të fitojë në shtëpinë e Newcastle (5) e të shpresojë që Borussia të fitojë me PSG. Edhe Magpies mund të kualifikohet duke kaluar në renditje PSG, nëse do të mposhtë Milan e pariseinët nuk do të fitojnë në Dortmund. Vendi i tretë mund të jetë i një mes PSG (që nëse nuk kualifikohet në 1/8 do të jetë matematikisht në Europa League, Newcastle e Milan. Në çdo rast, kuqezinjtë duhet të fitojë me çdo kusht në Angli.

GRUPI G

Gjithcka e mbyllur për dy të kualifikuarat: Manchester City (15) në vendin e parë dhe Leipzig (9) në të dytin. Madje edhe vendi i tretë për playoff në Europa League është i Young Boys që ka 4 pikë dhe mban vendin e tretë edhe nëse mundet në Gjermani ndaj Leipzig. Në Beograd, kur Crvena Zvezda të presë Manchester City ka pak për të bërë edhe në raste fitore. Serbët do të barazoheshin me pikë me zviceranët, që kanë përballjet direkte në favor të tyre (2-0, 2-2).

GRUPI H

Vendi i parë është i blinduar edhe në Grupin H, me Barcelonën që udhëheq me 12 pikë dhe ka avantazhin e ndeshjeve direkte si ndaj Portos ashtu dhe Shakhtar kur të luajnë me Antwerp që mbyll renditjen. Katalanasit edhe nëse humbasin dhe fiton një mes dy ndjekësve do të shkonin në 1/8 si vendi i parë. Belgët janë jashtë të gjitha lojërave, kështu që kualifikimin dhe playoff për Europa League do të vendoset në Dragao. Fituesi merr gjithçka, por portugezët kanë dy rezultate në tre për shkak të fitores 1-3 në ndeshjen e parë.

Lexo më tej: Video/ Inter nuk shemb dot ‘murin’ bask, në 1/8 zikaltrit si të dytë: janë 14 të kualifikuarit në Champions

Champions League Group E
21:00 Atletico Madrid – Lazio
21:00 Celtic – Feyenoord
Champions League Group F
21:00 Borussia Dortmund – Paris Saint-Germain
21:00 Newcastle United – AC Milan
Champions League Group G
18:45 FK Crvena Zvezda – Manchester City
18:45 RB Leipzig – Young Boys
Champions League Group H
21:00 FC Porto – Shakhtar Donetsk
21:00 Royal Antwerp – Barcelona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *