• |
ide | kryesore

Copenaghen në 1/8 e Champions, festë në Parken: birrë gratis për të gjithë

Sport
Parken



Një rezultat i mrekullueshëm që meritonte të paktën një dolli. Copenhagen vendosi të festojë kualifikimin historik të skuadrës daneze në 1/8 e Champions League, duke bërë homazhe para tifozëve të pranishëm në stadiumin Parken me një surprizë shumë të mirëpritur që nisi festën që zgjati deri në orët e vona të natës.

Në bilbilin e fundit, në fitoren 1-0 ndaj Galatasaray falë golit të Lerager, ndërsa skuadra e Hansen festonte në fushë së bashku me tifozët e tyre, në ekranin gjigant të stadiumit Parken u shfaq një mesazh. Aty shkruhej se birra do të ishte falas për të gjithë dhe që nisi një natë të gjatë festimesh dhe euforie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *