• |
ide | kryesore

Bonusi për Klodian Zoton/ Kujt ia la Rama përgjegjësinë e firmës mbi VKM

Arkiva, Kryesore, Lajme


Arrogancën me të cilën u jep përgjigje rëndom gazetarëve, kryeministri e zëvëndësoi me kujdesin për t’i zgjedhur fjalët, sapo i kërkuan shpjegime për një nga firmat e tij në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Bëhet fjalë për vendimin me nr.855 të Këshillit të Ministrave, të datës 7 dhjetor 2016, kur qeveria i dha bonus Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, dy të akuzuarve për një nga vjedhjet më të mëdha të tranzicionit shqiptar; atë me inceneratorët.

Problemi është se kur Rama hodhi firmën për t’i dhënë bonus kompanisë që do merrte koncensionin e inceneratorit të Tiranës, kompania nuk ekzistonte ende. I zënë me punët që duhej t’i bënte për zyrtarët shtetërorë, Klodian Zoto as nuk e kishte marrë mundimin ta regjistronte në QKB.

Pjesë nga dosja e SPAK për Arben Ahmetajn
Pjesë nga dosja e SPAK për Arben Ahmetajn

Se si ndodhi që një kompani e paregjistruar në QKB të vinte në lëvizje shtetin, madje të vlerësohej me bonus nga qeveria për koncensionin dhjetëra miliona euro e shpjegon SPAK. Por meqënëse nuk guxojnë të hetojnë Ramën, në burg po mbajnë vartësit e tij, mes të cilëve ish-ministri Koka apo ish-sekretari, Alqi Bllako.

Prandaj, kur shpjegon versionin e tij të ngjarjeve, Ramës i duhet t’i mendojë mirë fjalët.

Në konferencë nuk kishte planifikuar ta prekë këtë temë. “Nuk është pyetje për mua kjo” i tha gazetares Ambrozia Meta. Por kur kjo i kujtoi përgjegjësinë për firmën, Rama nisi të shpjegohet.

Sipas tij, firma e kryeministrit nuk duhet konceptuar si një akt individual, pasi ajo është frut i një mekanizmi dhe procedurash që përfshijnë ekspertë dhe zyrtarë nga institucione të ndryshme.

“Unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë. Dhe çdo firmë e imja është frut i një procesi dhe i një mekanizmi. Dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo nga sfera të ndryshme ra që kanë kompetencat e tyre dhe ky bashkim kompetencash sjell një rezultat. Dhe kur ky rezultat merr firmën time, kthehet në një vendim Kështu bëhen të gjitha vendimet. Ju më bëni pyetje që nuk janë në sferën e kompetencës time dhe ju përsëris nuk kam asnjë dëshirë të përfshihem në këto kalkulime të natyrësmediatike, politike të natyrës jo aritmetike, është e drejta e të gjithëve të marrin vendime” tha Rama.

Çfarë nënkupton Rama kur flet për “mekanizëm”

Është e vërtetë se kreu i qeverisë nuk mund të verifikojë personalisht në detaje ligjshmërinë e akteve dhe propozimeve që i vijnë në tryezë gjatë mbledhjeve të qeverive. Për kontrollin e dokumentave kujdeset Departamenti për Legjislacionin dhe Sekretari i tij i Përgjithshëm.

Sipas ligjit për organizimin e Këshillit të Ministrave, në nenin 9 të tij, përcaktohen kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm, aktualisht Ëngjëll Agaçi. Një nga detyrat e tij është edhe parashtrimi që i bën ai Kryeministrit mbi përputhshmërinë e projektakteve të propozuara me legjislacionin në fuqi. Pra ligji e detyron Agaçin t’ia parashtrojë Ramës, dokumentat që do të firmosë dhe përputhshmërinë e tyre me ligjin.

Rama nuk e thotë nëse Agaçi e bëri këtë, pra nëse e njoftoi para se ai të hidhte firmën për t’i dhënë bonus kompanisë inekzistente të Klodian Zotos.

Por sipas Berishës, faji nuk është vetëm i Agaçit. Me eksperiencën prej 8 vitesh si kryeministër, Berisha ka denoncuar edhe përgjegjësitë e drejtorit të Departamentit për Legjislacionin e Akteve të Këshillit të Ministrave. Në atë kohë, këtë post e mbante Artur Metani.

“Ai (Metani) mban përgjegjësi personale direkte për miratimin, ose mos denoncimin e dhënies në kundërshtim me ligjin të bonusit prej 8 pikësh një kompanie që nuk ekzistonte për ndërtimin e djegësit të Tiranës” ka denoncuar Berisha.

Detyrimet që u ngarkon ligji dyshes Metani-Agaçi duket se përbëjnë mekanizmin, për të cilin flet Rama kur heq nga vetja përgjegjësitë për firmën që ka hedhur për inceneratorin e Tiranës. Në këtë rast, shkarkimi i përgjegjësisë ndodh sa për t’i bërë bisht përgjegjësive.

Dy ish-ministrat që kundërshtuan bonusin për kompaninë e Klodian Zotos
Dy ish-ministrat që kundërshtuan bonusin për kompaninë e Klodian Zotos

Përtej “mekanizmit” që fajëson Rama

Afera e inceneratorëve është e përmasave të tilla që kërkon angazhimin e të gjithë qeverisë. Pa miratimin e Ramës, as Ahmetaj dhe as Koka nuk do të kishin kryer dot shkeljet për të cilat akuzohen. Firma e Ramës për t’i dhënë bonus Klodian Zotos e konfirmon këtë edhe një herë tjetër.

Prandaj për të mohuar rolin e tij si kryeministër, Rama u detyrua të gënjejë hapur në konferencë, kur tha: “Firma ime vendoset kur mekanizmi ka përfunduar punën dhe cështja x, y, z shtrohet në mbledhjen e qeverisë ku janë prezent të gjithë ministrat. Dhe pasi shtrohet në mbledhjen e qeverisë, merr miratimin e të gjithë ministrave dhe në qeverinë time nuk merren miratime, nëse çdo gjë nuk sheshohet më përpara. Dhe nuk ndodh në qeverinë time qysh prej 10 vitesh që unë të imponoj futjen e cfarëdo vendimi që vjen i pasheshuar nga mekanizmat e diskutimit dhe të negociimit dhe të ballafaqimit dhe të ridiskutimit mes të gjitha palëve që do të thotë që firma është thjesht dhe vetëm zbardhja e një vendimi që merret si rezultat i gjithë këtij procesi”.

Sipas asaj që thotë kryeministri, është diskutuar në qeveri për të gjetur dakortësi me të gjithë ministrat për vendimin që po merrej. Por dokumentat nuk përputhen me pohimet e Ramës.

Sepse për bonusin për kompaninë e Klodian Zotos, dy ministra ishin shprehur kundër.

Në përgjigjen që ministri i Drejtësisë së asaj kohe, Ylli Manjani i ktheu ministrit të mjedisit, Lefter Kokës pikërisht për bonusin në fjalë, ai kundërshton dhënien e bonusit. Duke cituar ligjin për ofertat e pakërkuara, Manjani shkruan se “në asnjë pikë të tij nuk përmendet apo autorizohet shprehimisht Këshilli i Ministrave për miratimin e dhënies së bonusit”.

Kundër ishte edhe Ermonela Felaj, e cila në atë kohë ishte Ministre e Shtetit. Në përgjigjen që i ktheu Kokës, Felaj evidenton faktin se kompania që do merrte bonusin nuk ekzistonte në QKB. Disa muaj më parë, gjatë një seance parlamentare, Felaj i qëndroi firmave të saj kundër inceneratorit, kur iu përgjigj në replikë Sali Berishës.

“Në atë çështje ka vetëm 2 firma të miat dhe të dyja janë kundër” u shpreh Felaj duke u mbrojtur nga opozita, por në të njëjtën kohë duke nxjerrë bllof shefin e saj, që pavarësisht paralajmërimit që i bënë vartësit, firmosi në shkelje të hapur të ligjit./Lapsi.al


18 Comments

    1. Në kurrizin tuaj, sepse ne patronazhistët me Berishën në krye të PD, do të jetojmë të lumtur gjithë jetën.

  1. Deri tani po sillej Berisha vërdallë si kufomë, i vdekur i pakallur. Tani mesa duket, po i bashkohet edhe Rama. Po na bëhen dy të vdekur, të pakallur, që sillen vërdallë sepse nuk ka njeri që ti varrosë. Janë të dy të mbështetur kokë në kokë dhe sillen vërdallë. Sapo të heqësh njërin, bie dhe tjetri. Është koha për një ndryshim total të busullës politike.

    Rama, qeverisë së tij, megjithëse po i bien pikët çdo ditë nga SPAKu, ka aftësi rigjeneruese. I ka shpalosur disa herë. Është shumë e mundur që të bëjë transformimin më radikal në histori duke sterilizuar partinë me zgjedhje të parakohëshme. Do kemi një vit 2024 të çuditshëm.

    1. Zgjedhje te parakohshme vetem per tju shmangur deryrimit kushtetues per te mundesuar voten e emigrantit ku nqs do te ndodh, dhe duke qene se emigrantet nuk e rruajn per thesin e mjellit do i ngrene me kembe perpjeste ceten rilindase te prostitucionit. Me zgjedhdje te parakoheshme do thone ate cfare kan thene gjithmone – sna doli koha.

  2. Masa e sigurisë, Berisha: Pas vendimit të Parlamentit do pranoj të gjithë procedurën,serbi salih filloje te shurroje neper studiot e tv nga frika qe ai ka pasur,ka dhe do kete deri kur te ngordh,tani do filloje te dhjese pa e kuptuar cfare po i ndodh,serbi salih berisha po korr ate qe ka mbjellur ne gjithe jeten e tij dhe cdo gje po i kthehet mbrapsht.populli po i tregon vendin ketij krimineli te lindur.

    1. Nuk është problemi qe Berisha nuk e njeh demokracinë, por nuk e pranon. E ka pasur frikë drejtësinë që në kohën e komunizmit. Jemi në një situatë shumë të dobët nga ana e intelektit politik. Kemi një PD që është ndërtuar për të shpëtuar Saliun dhe jo Shqipërinë.

      Berisha tani është në vështirësi të madhe sepse është marrë masa e arrestit.

  3. Vetem ne Shqiperi ndodh qe jepet bonus 8% per nje shoqeri qe nuk ekziston dhe e firmos vete KM pastaj thote nuk dija gje une por perse je ti aty per te udhetuar me chartera e te fleje ne hotel 5 yje??

  4. NUK NJEH DETYREN, LIGJIN, DEMOKRACINE, NUK NJEH NDERGJEGJEN E DOREHEQJES, PRANIMIN E FAJESISE.KET E KANE CUAR NE MEGALLOMANINE E PUSHTETIT, E BEN ROLIN E PAPERGJEGJESHMERISE, SEPSE TUTELA E TIJE MBI LIGJ ZBATUESIT DOMINOM NE ZBATIMIN E TYRE, NDRYSHE, KY KM, DUHESH TE ISHTE PAS HEKURAVE. ME GJITHATE MOS TE KUJTOJE, SE DO SHPETOJE.

  5. Burgu i Fatos Nanos shkurtoi ditët në pushtet të PD, arresti i Berishës nuk i luan asnjë orë pushtetit të PS.

    Fatos Nano pas burgut u bë kryeministër, Berisha…

    PS e ktheu burgun e Nanos në kauzë, PD mezi pret burgun e Berishës për t’u çliruar.

    Nano u dënua për korrupsion dhe ju quajt burg politik, Berisha akuzohet dhe rrezikon dënim për korrupsion, pothuaj pa mundësi rehabilitimi

  6. Edhe në këtë rast “luani” që do udhëheqë popullin në revolucion, në fakt sillet si dhelpër për t’u marrë 28 firma deputetëve të vet se ka frikë se ja refuzojnë.

    Ndaj kur të nisni revolucionin kini parasysh dhe këtë “luanin” që do t’u bëjë thirrje përpara mbi Parlament, edhe atë dhelprën që vet do kthejë rrugë e do iki në SHQUP, t’u shikojë nga televizori si do t’u arrestojë policia. Siç bëri me funeralin e Azemit më 14 shtator.

  7. Të gjith ju që komentoni jeni patronazhist të fëlliqur që keni shitur moralin te rilindja duhet bërë ADN të dini se me kë ju ka ngjizur mamatë tuaja me sërb kinez apo rus

  8. Vetem vota e emigrantëve mund ta ndryshoj këtë katrahurë. Lexoj komentent dhe nuk i besoj syve. Zgjohuni o njerez Saliu eshte 80 vjec shifni kryeministrin qe keni tani kur i bojn pytetje qe e shqetsojn në shpirt i lujn sytë si top pingpongu, sociopatik në ekstrem. I vetmi popull ne ballkan që na konvertoi turku në mysylman, apsolutisht skam gjo me mysymanet. Na (ju) pelqen me ju lëpi më të fortit. Zgjohuni o njerez zgjohuni mos u nenshtroni në kët far feje

  9. Ajo u mor në pyetje nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.

    Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit.

    Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.

  10. Në mesin e firmëtarëve janë jo vetëm Bardhi por dhe deputetë të grupit të tij si Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi apo edhe Lefter Gështenja. Ndryshe nga kërkesa për marrëveshjen me emigrantët me Italinë, asnjë deputet i Partisë së Ilir Metës, (Partia e Lirisë) nuk ka firmosur këtë herë për pezullimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *