• |
ide | kryesore

Përjashtime dy-mujore për deputetët/ BIRN: Socialistët u kujdesën me imtësi…

Arkiva, Lajme, Të fundit
dy



Socialistët miratuan të enjten me procedurë të përshpjetuar ndryshime të njëanshme në rregulloren e Kuvendit, të cilat parashikojnë përjashtimin e deputetëve deri në dy muaj nga punimet e Kuvendit.

Ashpërsimi i masave u vendos pas disa javësh proteste nga deputetët e opozitës, të cilët duke ndezur tymuese dhe përmbysur karriget tentuan të bllokonin punimet e Kuvendit pasi mazhoranca rrëzoi kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Votimi u bë në masa të forta sigurie brenda seancës plenare, ku oficerët e Gardës së Republikës kishin rrethuar hapësirën ku ulen deputetët socialistë, ndërsa një numër i paktë deputetësh të opozitës vijuan protestën e tyre.

Disa prej tyre ishin përjashtuar nga seanca me rregulloren në fuqi për prishjen e një seance plenare të mëparshme.

Ndryshimet në rregullore u propozuan një javë më parë nga një grup deputetësh të PS-së dhe parashikojnë masa të reja disiplinore me përjashtim nga punimet e Kuvendit nga 10, 30 apo 60 ditë të një deputeti, ndërkohë që masa më e lartë e parashikuar në rregullore ishte 10 ditë.

Opozita i cilësoi anti-kushtetuese këto ndryshime dhe paralajmëroi ankimimin e tyre në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot në një atentat të vërtetë të parlamentarizmit është miratuar në mënyrë të njëanshme seti i rregullave të bashkëjetesës në Parlament,” tha për mediat kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Ai njoftoi se grupi demokrat nuk do t’i njohë këto ndryshime “të njëanshme” dhe të “dhunshme”, duke shtuar se “nuk do t’i bindemi atyre rregullave me të cilat nuk kemi rënë dakord”.

Socialistët janë kujdesur që të parashikojnë me imtësi dhe rastet kur përjashtohen deputetët që duket se lidhen me incidentet e javëve të fundit në Kuvend.

Për shembull, masa disiplinore më e rendë “përjashtim deri në 60 ditë” jepet në rastet kur deputeti “përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme” dhe “kur bën sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përbën vepër penale sipas Kodit Penal”.

Deri në 30 ditë përjashtim parashikohet për rastet “kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës” dhe “kur dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik”.

Sipas ndryshimeve, ngushtësohet po ashtu mundësia e apelimit të masës dhe mënyra e pezullimit të saj, duke ia lënë vendimmarrjen në dorë shumicës në Byronë Parlamentare.

Në rastet e ankimimit të masës dhe parashikimit të mëparshëm që ajo pezullohej deri në një vendim të Byrosë së Kuvendit, në ndryshimet reja parashikohet që “pezullimi” nuk do të jetë më automatik, por nëse ka një vendim “të ndërmjetëm” të Byrosë deri në dhënien e vendimit përfundimtar për ankimimin. /birn



4 Comments

  1. Teksa një pjesë e vogël e deputetëve të tij përplaseshin sot me punonjësit e gardës, Berisha u shfaq më i vetmuar se kurrë.

    Ai është duke kaluar “dimrin e vetmisë së madhe”, pushtetit nuk i duhet më, sepse dëmi që i shkaktoi opozitës është i parikuperueshëm për një kohë të gjatë, demokratët e kanë braktisur, sepse i tradhëtoi shpresat dhe besimin e tyre, shqiptarët janë të pandjeshëm ndaj tij.o ti shpellkari i birni shkruaj dy rreshta per mulin salihun serb shkelzenin dash sulen dhe bardhin,por per keto ti tredhin koqet e te lejn pa varr,prandaj shkruan per maxhorancen sepse e di qe jeton i lumtur.

  2. Foltorja, Rithemelimi, Revolucioni, PD-ja, opozita, bota paralele që ju ka bërë të besoni, nuk ka ekzistuar kurrë. Ka qenë vetëm lufta për ta bërë ëndërr, këtë realitet që po ndodh sot: I vetëm dhe i kërrusur drejt verdiktit të Drejtësisë!

    Po shkoj puna deri te burgu, askush të mos ketë merak. Aty kanë Edi Ramën që krijon kushtet më të mira. Njësoj si për të vetët, edhe për opozitarët Jeta eshte me e lumtur pa mulin gein bardhi salihun serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *