• |
ide | kryesore

Video/ Plzen e bën “nderin”, por Daja thyhet 3-0 në Zagreb: Ballkani eliminohet nga Conference League

Sport, Video
Ballkani



Ballkani, përfaqësuesi i vetëm i Kosovës në fazën e grupeve të Conference League, eliminohet pas ndeshjeve të fundit. Kampionët e Kosovës dalin të mundur 3-0 nga Zagrebi, duke e bërë të pavlefshme edhe fitoren e kryesuesve të Plzen ndaj Astana. Asnjë problem për Lille, Besiktas dhe Brugges në ndeshjet e tjera.

GRUPI A

Lille nuk pati asnjë problem të likuidonte Klaksvik në ndeshjen e fundit të grupeve. Francezët ruajtën vendin e parë me 14 pikë, duke demoralizuar edhe Slovan Bratislava që e ndiqte. Të sigurtë në vendin e dytë, por pa mundësi reale për të shpresuar të parin, Slovan (10) u dorëzua 1-2 në shtëpi ndaj Olimpija Ljubljana që u ngjit në vendin e tretë me 6 pikë, duke lënë dy pikë prapa Klaksvik.

GRUPI B

Vendi i parë në grup i takon Maccabi Tel Aviv që fitoi përballjen direkte me Gent. Izraelitët u imponuan 3-1 ndaj belgëve, duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve, dy mbi Gent. Pokeri i Zorya ndaj Breidablik vlen vetëm vendin e tretë me 7 pikë, duke lënë islandezët pa kënaqësinë e asnjë pikë në fazën e grupeve.

GRUPI C

Ballkani duhej të fitonte me Dinamo Zagreb e të shpresonte që Plzen të mos humbiste me Astana. Çekët e bënë detyrën, duke mposhtur 3-0 Astana, edhe pse ishte të sigurtë për vendin e parë. Victoria Plzen ngjitet në kuotën e 18 pikëve, por Ballkani nuk mundi të fitontë në Zagreb, edhe pse Dinamo ishte skuadra e vetme që kampionët e Kosovës kishin mundur në grup. Kroatët i kthejnë reston, duke çmontuar mbrojtjen e dardanëve me tre gola në tetë minuta. Daja nuk arrin të dalë përtej fazës së grupeve në tentativën e tij të tretë në karrierë. Ballkani e mbyll në vendin e fundit me 4 pikë, njësoj me Astana, që u rendit e treta me avantazhin e ndeshjeve direkte.

GRUPI D

Humbje pa dhimbje e Bodoe/Glimt në Bryzh, me vendasit që ishin të sigurtë për vendin e e parë. Club Brugge triumfoi 3-1, duke e mbyllur grupin me 16 pikë e duke lënë norvegjezët me 10. Besiktas zgjohet shumë vonë, duke mundur 0-2 Luganon, për ta barazuar me 4 pikë e për t’i marrë vendin e tretë, falë avantazhit në ndeshjet direkte. Sidoqoftë, turqit që eliminuan Tiranën në raundin e dytë, bënë një fushatë zhgënjyese me 7 gola të shënuar e 14 të pësuar.

Conference League Group A
Lille 3-0 Klaksvik
Slovan Bratislava 1-2 Olimpija Ljubljana
Conference League Group B
Maccabi Tel Aviv 3-1 Gent
Zorya 4-0 Breidablik
Conference League Group C
Dinamo Zagreb 3-0 Ballkani
Viktoria Plzen 3-0 FC Astana
Conference League Group D
Club Brugge 3-1 Bodo/Glimt
Lugano 0-2 Besiktas



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *