• |
ide | kryesore

Merret peng një 21-vjeçar në Fier, pranga 2 autorëve dhe një polici

Arkiva, Lajme, Të fundit
fier



Policia e Fierit njofton se pas njoftimit të marrë nga një person se i kishin marrë me forcë vëllain e tij, 21 vjeç dhe automjetin me të cilin ai po udhëtonte, organizuan operacionin policor të koduar “Ferras”. Në pranga u vu Kejvi Brahimllari, 26 vjeç dhe Elisiano Abazaj, 25 vjeç, të dy banues në Fier. Policia thotë se po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, A. Z., 32 vjeç, banues në Mallakastër.

Ata akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja me dhunë” të kryera në bashkëpunim. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras të Fierit. Për shkak të një debati që kanë pasur para 2 ditësh, për motive të dobëta, me kushëririn e shtetasit H. T., 21 vjeç, autorët kanë ndaluar automjetin me të cilin ai po udhëtonte dhe e kanë dhunuar atë duke e marrë me forcë për rreth 3 orë.

Gjithashtu, nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se punonjësi i policisë Gestian Ymeraj, 31 vjeç, banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka pasur dijeni për ngjarjen, por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë. Efektivi u arrestua në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Policia thotë se u sekuestrua automjeti me të cilën autorët morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, të cilin autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *