• |
ide | kryesore

“Kemi fatin kundër”. Ahmataj vazhdon me alibitë, Osmani i gëzohet fitores me Tiranën: “S’është gjë e vogël”

Sport
Ahmataj


“Nuk ishte se dominoi Vllaznia, se po ta shohësh u mundua me këndore, për efekt të terrenit. Pati shumë gabime e si rrjedhojë mundësi në atë që e ka pikë të fortë. Ne i kishim marrë masat, ishte një pakujdesi dhe u shkaktua një 11-metërsh. Në ndeshje të tilla episodet e zgjidhin”. Julian Ahmataj nuk arrin të nxjerrë skuadrën nga kriza, i mundur edhe në Klasike 0-1 nga Vllaznia. Tekniku i Tiranës kapet me fatin e keq: “Ndonjëherë fati nuk është me skuadrën dhe kjo në moment të caktuara ndryshon. Por për momentin kemi fatin kundër. Kemi humbur dy lojtarë pa nisur ndeshja, portierin dhe Hasanin, edhe Najdovski që ishte në nxemje. Hasani kaloi një dëmtim, pavarësisht se u transferua, ai kaloi një dëmtim të lehtë që e linte jashtë kësaj ndeshje”.

Ahmataj pastaj u ankua edhe për fushën, duke harruar ndoshta se ishte fusha e Tiranës: “Duhej të ishim ambientuar që në fillim me terrenin, duke e ditur që kjo fushë mund të rezistonte vetëm 5 apo 10 minuta që të luhej me pasime të sigurta e pastaj do rëndohej. Ky ambientim duhej të bëhej më shpejt – tha Ahmataj, duke shtuar -. Arritja e dy të parëve? Të pamundur në futboll nuk ka asnjëherë, por sa më e vështirë të jetë objektivi, aq më shumë gëzim të jep kur e arrin”.

OSMANI: “S’ËSHTË GJË E VOGËL TË MUNDËSH TIRANËN”

“Kemi përmirësim çdo ndeshje, shihet edhe sot, ku taktikisht lojtarët zbatuan detyrat që u dhamë, Një Vllazni luftarake, agresive. Mendoj që në momente ndoshta nuk ishim të përqendruar në repartin e mbrojtjes. Por mendoj gjithsesi që ishte një fitore e merituar”. Qatip Osmani i gëzohet fitores së dytë radhazi. Tekniku i Vllaznisë ka rrëmbyer Klasiken ndaj Tiranës, me 11 metërshin e Balajt, e tani nuk kërkon të ndalet. “Sigurisht nuk është gjë e vogël të mundësh Tiranën, pretendente për kampion. Kështu që kur fiton kundër një ekipi që në kampionatet e fundit ka qenë një nga më të mirat në Shqipëri, sigurisht i jep një rëndësi edhe më të madhe”.

Lexo më tejVideo/ Hasani në tribunë, Balaj vendos me penallti: Tirana në krizë, rrezikon katërshen e parë

Osmani ka rrëzuar edhe pretendimet e homologut të tij se është penalizyuar nga fusha: “Fusha nuk ishte e përshtatshme si për ne, edhe për Tiranën. Shpeshherë shihnim si lojtarët tanë, edhe të Tiranës, që mundoheshin të kalojnë mesin e fushës dhe të shkonin direkt në sulm”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *