• |
ide | kryesore

Video/ Hasani në tribunë, Balaj vendos me penallti: Tirana në krizë, rrezikon katërshen e parë

F1, Sport, Video
Balaj



Klasikja është e Vllaznisë, kriza e Tiranës. Në Selman Stërmasi mbyllet 0-1 për shkodranët, që rrëmbejnë fitoren e dytë radhazi, duke arritur Tiranën me 23 pikë. Hasani, autori i dy golave në tre të shënuar nga bardheblutë në katër daljet e fundit, ishte në tribunë tani si lojtar i Rapid. Golashënuesi më i mirë i Superiores me 10 gola ka parë ndeshjen të vendoset nga Balaj. Shkodrani shënoi me penallti golin që vendosi ndeshjen.

Shkodranët ishin më kërkues në pjesën e parë dhe provuan në minutën e 3 me të riun Meta. Portieri Qarri grushtoi tentativën e mesfushorit e më pas Kaina çon topin jashtë katërkëndorit. Kuqeblutë u përgjigjën me Juric, në minutën e 21’, në zhvillimet e një këndore, pa gjetur portën e Kozit. Episodi vendimtar ishte prekja me dorë në zonë e topit nga Kaina Nunes. Braziliani i bëri nder ish-skuadrës së tij dhe Balaj e falenderoi duke e dërguar topin në rrjetë.

Lexo më tejTirana zgjidh hallet e lekëve, Florent Hasani firmos në Rumani: “Me Rapidin fitoj titullin”

Në pjesën e dytë, ku Tirana humbi edhe Najdovskin të dëmtuar, shkodranët u mbrojtën me shumë rregull, duke u munduar të mos lejonin bardheblutë të shënonin. Përpjekjet e bardhebluve nuk munguan, por Latifi e Abazaj shpenzuan mundësitë e tyre para portës. Deliu ishte i pafat në minutën e 60’ në konkluzionin nga distanca, ndërsa Lulaj nuk befasoi me takë Qarrin, që ruajti rezultatin.
Krizë rezultatesh dhe jo vetëm për Tiranën, e mposhtur në Klasike 0-1 nga Vllaznia në Selman Stërmasi, duke e cuar në katër serinë pa fitore të bardhebluve, që rrezikojnë edhe vendin në Final Four, të arritur pikërisht nga kuqeblutë e nën kërcënimin e Skënderbeut



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *