• |
ide | kryesore

Berisha kërcënon prokurorët e SPAK: Do të trajtoheni si fallanga krimi të Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Sali Berisha ka kërcënuar prokurorët e SPAK duke i kërkuar që të heqin dorë, teksa i quajti mjeranë.

Nga protesta e organizuara para Kryesisë, Berisha u shpreh se “ju nuk ju kemi për asgjë”. 

Ndërsa theksoi se ata do të trajtohen si fallanga krimit të kreut të Meduzës, që sipas tij, është kryeministri Edi Rama.

“Ne u themi SPAK, hiqni dorë mjeranë se kemi përmbysur policinë më të egër sekrete të botës, sigurimit të shtetit, dhe ju nuk ju kemi për asgjë. Ju garantoj se do të bëj përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do të trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë Edi Rama”, tha Berisha.

Pjesë nga deklarata: 

Çfarë ndodh tani në parlament? Tani në parlament, dy laro, mercenarë të Edi Ramës, kanë ardhur pasi kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën privimin e lirisë ndaj meje, tani jo që nuk tërhiqen, por si eprorë të parlamentit për shkak të porosive të Edi Ramës, vijnë të rëndojnë masat ndaj meje.

Kjo është dëshmia më flagrante e një shteti monist, ku parlamenti, prokuroria, policia, ushtria, shërbimi informativ, janë në duart e një njeriu, kontrollohen nga një njeri. Ju duket i fortë ai? Jo, është kalbësirë. Ne që zvarritëm bustin, do e kërrejmë nga pushteti.

Ne u themi SPAK, hiqni dorë mjeranë se kemi përmbysur policinë më të egër sekrete të botës, sigurimit të shtetit, dhe ju nuk ju kemi për asgjë. Ju garantoj se do të bëj përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do të trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë Edi Rama.



5 Comments

  1. “Protesting in Tirana for property rights and against the corrupted government of Albania”

    Ju lutem bejeni share te perhapet te dyja videot qe kam ne youtube.

    Ju lutem 🙏

    Ndryshe nga Meloni dhe Sorosianet qe e shesin realitetin ne interes te tyre, ne shqiperi ka njerez qe nuk duan as BE as Ram.

    NUK KA SI TE KET TREG TE LIRE PO NUK TU NJOH PRONA

  2. Çdokush që ka punë me drejtësinë, duhet të përballet me të i vetëm, pa imunitet dhe pa vënë përpara militantët.

    Sali Berishës i duhej partia, selia dhe sigla e partisë për t’i përdorur si bunker dhe si mburojë.

    Pavarësisht se bëri gjithçka duke e shkatërruar partinë, dita e sotme e tregoi se nuk ia doli dot.

    Nga sot ai duhet të gjejë një avokat të mirë, jo këtë që ka çuar te Komisioni i Mandateve, dhe të përballet juridikisht me akuzat penale.Burgu per burra eshte o serbi salih maloku,rrace e qelbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *