• |
ide | kryesore

Çfarë u gjet brenda qelisë së Sokol Mjaçajt në burgun e Peqinit?

Lajme, Të fundit



Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga vrasja e ndodhur pak ditë më parë në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje, Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Në dosjen hetimore të publikuar nga mediat, thuhet se arma e zjarrit që përdori Sokoli u gjet në ambientet e takimeve me familjarët.

Po ashtu janë gjetur dy pjesë metalike si ato të predhave të fishekëve dhe 5 gëzhoja me kapsollë të goditur.

PJESË NGA DOSJA:

Gjatë këqyrjes së dhomës në pjesën ballore të derës hyrëse ndodhet dritarja e cila në pjesën e sipërme ka të varur një perde e cila ka një vrimë tejshkuese me përmasa 4×4.5 cm. Pasi hapim perden vihet re dritarja me dy kanate metalike dhe prej xhami ku xhami në krahun e djathtë të dritares ka një vrimë tejshkuese me përmasa 3.5×5.5 Cm. Poshtë dritares afër një stoli u gjetën dy pjesë metalike të shtypura të ngjashme si ato të predhave të fishekëve luftarake. Më pas këqyrja vazhdoj në ambientet e godinës së takimeve të seksionit B në sigurinë e lartë ku në hyrjen e godinës në distancë 150 cm. Në ambientet e cila është e përshtatur për takimet me familjarët është gjetur një armë zjarri me numër J 132766 ku brenda në fole ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja me kapsollë të goditur. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë marrë me tampon steril njolla me ngjyrë të kuqe të cilat janë të ngjashme si ato të gjakut njerëzor. Lidhur me provat materiale u përpilua vendimet për kryerje ekspertimi daktiloskopik, balestik si dhe biologjik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *