• |
ide | kryesore

Shkatërrohet grupi kriminal që trafikonte kôkainë në Spanjë, 9 të arrestuar, mes tyre shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një operacion antidrogë në Galicia të Spanjës ka çuar në arrestimin e 9 personave, ku përfshihen shqiptarë, italianë, kolumbianë dhe portugezë. Hetimet nisën që në fillim të vitit 2022, kur u sekuestruan 3 ton kokainë në bordin e një anije jashtë ishujave Kanarie, të destinuara për Galicinë dhe Portugalinë.

Më vonë, në prill të këtij viti, autoritetet spanjolle kapën një skaf me 1 600 kg kokainë. Në atë kohë, autoritetet nuk mundën të arrestonin asnjë nga të përfshirët, por zbuluan trupin e një peshkatari portugez, me shenja se ishte viktimë e helikave të skafit, në momentin që ai tentoi të arratisej. Nga sa mësohet, të arrestuarit janë pjesë e klanit galician Piturros, kartelit ballkanik, Ndranghetas dhe një karteli i njohur kolumbian.



1 Comment

  1. Kjo ndodhi vetëm pak orë para ‘vdekjes’ së fundit. Them ‘para vdekjes së fundit’, sepse dhjetëra herë është thërritur në Prokurori e Gjykatë, herë si dëshmitar, herë si i dyshuar e herë si autor krimesh, por kurrë nuk iu bind ligjit dhe ‘mbijetoi’. Është hera e fundit, pak orë para se Këshilli Parlamentar vendosi t’i hiqte imunitetin parlamentar dhe të niset drejt arrestimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *