• |
ide | kryesore

Kryemadhi e pranon: SPAK po më heton pasurinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kryemadhi



Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka pranuar se është në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme. E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Kryemadhi tha se është e hapur të përballet me drejtësinë. Sipas Kryemadhit, hetimi ndaj saj nga SPAK ka nisur për shkak të denoncimeve me fakte që ajo ka bërë për aferën e inceneratorëve.

“Çështja e inceneratorëve me dokumentet që unë i kam çuar SPAK, ka 70% të hetimit të çështjes. E ka llokum të qëruar për 3 inceneratorët. Me çështjen e dherave jo vetëm SPAK, por edhe antidroga, gjen paratë e drogës që janë hedhur. Kanë mundësi të gjejnë ku paratë e drogës janë injektuar. Çështja e inceneratorëve përfshin piramidën, nga maja e saj, dhe them gjithmonë nuk është ushtari ai që ka përgjegjësinë, është ideatori.

Nëse denoncimet e mia nuk do të ishin kaq të egra dhe të drejtpërdrejta, nuk do të ishim në hetim pasuror dhe nuk më shqetëson pasi unë nuk kam asgjë për të fshehur. Dihet se çfarë shtëpie ka Monika. Në shtëpinë e Kryemadhit kanë hyrë të gjithë politikanët. Erion Veliaj shpërndan fjalët, do ta kryejë SPAK. Nuk bashkëpunoj për SPAK-n, por për veten time”, – tha Kryemadhi.

Duke u ndalur tek vota e mazhorancës që i hoqën imunitetin Sali Berishës, Kryemadhi u shpreh se e kishte të pamundur që të votonte, për shkak të gardistëve që ndodheshin në seancën plenare. Deputetja tha se drejtësia në rastin e Berishës ka vepruar me dy standarde e se masa është marrë një mënyrë të paligjshme, megjithatë ajo është e mendimit se vetë do të përballej me drejtësinë, qoftë edhe Rama të ishte kreu i SPAK.

“Isha në Kuvend. Nuk arrije dot të votoje. Unë kam hyrë e para. Jam kundër çdo konfrontimi me gadistët. Marrin urdhërat e eprorëve të tyre. E gjithë salla ishte e mbushur me gardistë. Deputetët e PD-së ishin në kafe. Sapo filloi u kontrolluan. Arsye për të pasur dhunë nuk do të kishte. Bardhi i kërkoi kryetares të largoje gardën. Çfarë diskutimi do të bëhej. Në vend të shufrave të hekurit ishin gardistët.

Nuk ishte seancë dosido. Hiqej imuniteti i një ish-kryeministri, nuk ishte një seancë hajt se po kaloj. Nuk e di nëse ka qenë e qëllimshme nga SPAK-u për të krijuar handikap ligjor. A e ka bërë në dijeni SPAK-u? Është një lloj kambanë që tregon sa të vështirë e ka edhe drejtësia për të vepruar nga një qeveri që e intimidon.

Është marrë në mënyrë të paligjshme masa ndaj Berishës. Për mendimin tim deputeti s’ka nevojë të ketë imunitet. Nëse është lojë e SPAK dhe GJKKO se ka probleme me drejtësinë nga ana tjetër, mendoj se i dha argumentin dhe shumë juristëve dhe ndërkombëtarëve që kanë qenë skeptikë për Reformën në Drejtësi, kërcet. A është bërë të cenohet Reforma? Pse përdorni 3 standarde. Drejtësia nuk po përdor të njëjtin standard. Rama se lë Bashën të bashkohet me PD-në. Basha ka problemet e veta ligjore. Kur i bën gropën shokut bie vet brenda! Ka bërë shumë gropa. Kanë rënë shokët por do bjerë më shumë vet.

Për mua edhe Edi Rama të jetë kryetar i SPAK jam për tu ballafaquar me drejtësinë. Nëse beteja ime nuk është me prokurorët apo gjyqtarët, çdo gjë është e shkruar. Ka shumë sy që vëzhgojnë. Mund të të vijë të të marrë prokurori. Berisha ka sakrifikuar veten e tij, familjen e tij për të legjitimuar një sistem ku ne jemi sot. Jamarbër Malltezi është i burgosur politik për mendimin tim. Sali Berisha ka sakrifikuar të ketë një kauzë”, – tha Kryemadhi. 



4 Comments

  1. Po sigurisht hetime për pasurinë vetëm të gjithë opozitës!! Tërë bandës së hajdutëve asnjë hetim . Hetojnë vetëm për shpërdorim detyre!!!!

  2. Ne cfare funderrine vend qe jetojne…
    I hetohet pasuria nje personi qe kurre ne jeten e saje nuk ka pasur asnje post shteteror dhe nuk ka firmosur per asgje. Nderkohe Tahiri, Beqaj, Rama dhe gjithe pjesa tjeter e qeverise nuk preken me dore pavarsisht se ose kane marrë denim nga gjykata ose firmat e tyre rrezultojne ne kontrata korruptive.
    Me qe ra fjala ne Republiken e Bananeve me emrin Shqiperi, hetimi pasuror nuk mund te nise kryesisht, vetem nese prokuroria po te heton ty per dicka tjeter (p.sh. korrupsion) dhe rruges na del dhe qe ke me shume lek nga ca ke deklaru.

  3. o prAS po hetohe i shoqi qe ka pasur te gjithe pozitat e mundeshme te piramides se shtetit te shkerdhyer te Albanistanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *