• |
ide | kryesore

“Më jep një natë Antonelën”. Papu Gomez kaloi limitet, Messi u tërbua: ja pse u përjashtua nga Argjentina

Sport
Papu



Papu Gomez aktualisht është i pezulluar për doping me një skualifikim dy-vjeçar për shkak të shurupit të kollës. Lojtari sapo ishte blerë nga Monza dhe dënimi erdhi pak ditë më vonë. Por një tjetër stuhi ka goditur ish-playmakerin e Sevilla dhe Atalanta. Një burim anonim ka zbuluar shkakun e vërtetë të përjashtimit të tij nga kombëtarja e Argjentinës.

KA LIDHJE KOMENTI I TIJ MBI GRUAN E MESSI?

Në Argjentinë transmetohet një program shumë i njohur me titull “A la tarde”. Gjatë transmetimit, u intervistua një burim anonim, i cili tregoi se si shkuan gjërat gjatë Kupës së Botës në Katar. Pikërisht aty ndodhi një episod që bëri që Messi dhe shokët e tij të largonin Papu Gomez. Sipas burimit, episodi ka ndodhur në fund të ndeshjes ndaj Holandës, gjatë festimeve në dhomat e zhveshjes. Mes festimeve dhe thirrjeve të ndryshme, Papu Gomez dyshohet se i ka bërtitur Messi: “Më jep Antonelën!”. Komenti i pavend befasoi jo vetëm Pleshtin, por të gjithë skuadrën e kampionëve të ardhshëm të botës.

MESSI KËRKOI PËRJASHTIMIN E TIJ

Me përfundimin e Kupës së Botës, Messi kërkoi dhe siguroi përjashtimin e Papu Gomez, me miratimin e të gjithë shokëve të tij. Një koment i padëshiruar dhe i pafalshëm. Për më tepër, burimi deklaroi gjithashtu se marrëdhëniet me të gjithë shokët e tij nuk ishin më të mirat për shkak të koprracisë së tij: “Kur shkonin për të luajtur tenis ose për darka, Gomez zhdukej gjithmonë kur duhej të paguante. Edhe gruaja e tij është zhdukur nga chat-i i partnereve të lojtarëve të kombëtares”. Deklarata që po bëjnë bujë në Argjentinë dhe për të cilat pritet një përgjigje nga ish-lojtari i Atalantës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *