• |
ide | kryesore

Vràsja e Ardian Nikulajt, Maroku pranon ekstradimin e autorit

Arkiva, Lajme, Të fundit
marok, Nikulajt



Autoritetet e Marokut kanë aprovuar kërkesën e Shqipërisë, për ekstradimin e Ruben Saraivës, autori i vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Lajmin e shpërndau ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet. 

Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri”, shkruan Taulant Balla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *