• |
ide | kryesore

Duka nuk tradhëton Ceferinin për Super League: “Jemi me UEFA-n për meritokraci sportive”

F1, Sport
Duka


FSHF pasi është njohur me vendimin e Gjykatës Evropianë të Drejtësisë mbi çështjen “Super League Europiane”, është pozicionuar hapur. Institucioni që drejton futbollin dhe presidenti Armand Duka kanë folur me gjihën e Ceferin. Në një komunikatë për shtyp, Federata shpreh qëndrimin e palëkundur se ky vendim në thelbin e tij nuk autorizon apo lejon formimin e një Super League Europiane. Sipas tyre bëhet fjalë vetëm për një orientim për UEFA-n dhe FIFA-n për instalimin e politikave dhe vendosjen e qartë të kritereve në administrimin e sistemit të autorizimit të kompeticioneve futbollistike. Ato “duhet të jenë në konformitet të plotë me parimet e ligjit të BE-së mbi konkurrencën”.

Ajo çfarë vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë ka përcaktuar sot, janë në reflektim dhe në thelbin e përpjekjeve e këtyre dy viteve të fundit të UEFA-s dhe FIFA për të harmonizuar pikërisht sistemin e këtyre kritereve me ligjin e BE-së dhe besojmë se tashmë jemi në rrugën e duhur në përputhje me qasjen e këtij vendimi.

Lexo më tej: Humbësi i madh, Ceferin ironizon Super League: “Nuk do ndalojmë një turne me dy ekipe”

FSHF qëndron krah për krah UEFA-s, FIFA-s, ECA-s, FIFPro, Ligave Europiane apo edhe qeverive e institucioneve qeveritare europiane dhe përpjekjeve të tyre të pandalshme për zhvillimin e futbollit në mënyrë progresive, bazuar në parimet e konkurrencës së hapur, gjithëpërfshirës, meritokracisë sportive dhe solidaritetit të vërtetë. Në fakt, nuk mund të ishte ndryshe, duke patur parasysh raportin e presidentit Duka me Ceferin dhe postin që kreu i FSHF-së mban si zv/presdident i UEFA-s. Edhe në këtë rast Duka nuk i tradhëton pritshmëritë.


1 Comment

  1. ca pret te thote duka ,ky i tredhur i ceferinit ….pse kush loboi qe duka te ngjitej ne hierarkine e uefa-s? sigurisht ceferini …..keta duan ta kene keta kontrollin per cdo gje …..qesharake ..gjykata vendosi qe ska monopole ne futboll….pike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *