• |
ide | kryesore

Javier Tebas tall projektin e ri: “Mrekullitë i bën Jezùsi, jo Reichart. Super League as për 100 vjet”

Sport
Javier Tebas



Javier Tebas ka qenë gjithmonë ndër më skeptikët ndaj projektit Super League. Që dje – pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë – ai nuk kishte qenë i butë ndaj projektit A22 Sports. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport tani ai rriti dozat mbi çështjen: “Super League nuk do të ndodhë në 100 vitet e ardhshme, E fakti që ndeshjet të transmetohen të gjitha falas nuk do të ndodhë as për 1000 vjet. Unë jam shumë besimtar, mrekullia e shumëzimit të bukëve dhe peshqve u bë nga Jezusi, jo nga CEO i A22 Sports. Nuk më kujtohet emri i tij, e harroj gjithmonë”.

Presidenti i La Liga shpjegoi më pas, përse dje, në një postim në X, iu referuar hapjes së bareve të natës: “Kam kujtuar gjithnjë një bar imagjinar të Super League, një lokal ku në 4 të mëngjesit ortakët e projektit i jepnin botës ide të çuditshme. Me sa duket ata duhet të kenë lëvizur orën e mbylljes nga ora 5 në 7 të mëngjesit sepse në ditët e sotme është ekonomikisht e pamundur të transmetohet futboll falas. Nëse dikush di diçka për të drejtat audiovizive nuk mund të thotë diçka të tillë. Tani të drejtat televizive kapin vlerën e 13 miliardë eurove dhe këtu flasim për transmetimin e çdo gjëje pa pagesë, madje në një platformë OTT”m e mbylli Javier Tebas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *