• |
ide | kryesore

Video/ Yildiz kryevepra e parë me Juventus, zhbllokohet Vlahovic: thyhet Frosinone, Inter tani -1

F1, Sport, Video
Vlahovic



Juventus mundi 2-1 Frosinone në ndeshjen e drekës së javës së 17 të Serie A dhe vë nën presion Inter. Bardhezinjtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12 me një perlë të talentit Yildiz. Goli i parë për bardhezinjtë i turkut në ndeshjen e pare si titullar. Në fillimin e pjesës së dytë, Baez gjeti barazimin e merituar për vendasit, por në minutën e 81’, zëvendësuesi Vlahovic sistemoi gjërat me një goditje të shkëlqyer me kokë, në asistin e McKennie.

MAGJIA E YILDIZ

Bardhezinjtë e nisën si duhet ndeshjen dhe pas 12′ kaluan në avantazh. Yildiz shpiku një driblim të paimagjinueshëm mes tre lojtarëve e më pas mposhti portierin verdheblu me një gjuajtje të fuqishme me të djathtën në shtyllën e afërt. Ndeshja e parë si titullar, goli i parë për 18 vjeçarin. Pas avantazhit, jo për herë të parë, Juve uli qendrën e gravitetit dhe për pak kohë pësoi iniciativat e një Soulé të frymëzuar. Lojtari në pronësi të Juventus në minutën e 36’ trembi Szczesny me një goditje të harkuar me të majtën. Megjithatë, bardhezinjtë nuk hoqën dorë nga sulmi dhe patën mundësi të mira me Kostic, gjithësesi pa ndryshuar 1-0 deri në pushim.

Lexo më tejVideo/ “Nesër prit flokët”: Kenan Yildiz zbaton urdhërin, te berberi pas paralajmërimit të Allegri

ZHBLLOKOHET VLAHOVIC

Frosinone u hodh në sulm në pjesën e dytë, duke u përpjekur të mbyllë Juventus në gjysmën e tyre të fushës. E në minutën e 51′ gjetën barazimin me Baez, që befasoi Kostic dhe mposhti Szczesny në dalje. Edhe për uruguajanin goli i parë në Serie A. Allegri hodhi në fushë Vlahovic dhe në minutën e 62’ serbi pati mundësinë e madhe për të rikthyer skuadrën e tij në avantazh. Në spondin e Milik goditja e tij ishte shumë e dobët për të shqetësuar një Turati të vëmendshëm. Juventus ishte pranë avantazhit edhe me McKennie, por amerikani u ndal nga traversa. Sidoqoftë djaloshi ishte protagonist në minutën e 81’ kur krosoi perfekt për Vlahovic, që me kokë mposhti portierin duke vulosur ndeshjen. Në minutën e 90’ serbi shënoi edhe golin e 1-3 me ftesë të Iling Jr të frymëzuar, por Mariani e anuloi për pozicion jashtë loje pas rishikimit të VAR.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *