• |
ide | kryesore

Zbardhet lista me profesionet e lira që nga 1 janari do të paguajnë taksim deri në 23%

Lajme, Të fundit


Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të taksohen për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit me normën tatimore 15% dhe për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve në vit 23%, pas shpenzimeve të zbritshme.

Lista për profesionet e lira e miratuar pak ditë më parë me vendimin e Këshillit të Ministrave, e botuar në Fletoren Zyrtare përfshin aktivitetet e shërbimeve të IT, të kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.

Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 180 profesione sipas llojit të aktivitetit.

Sipas ndarjes në aktivitete në taksimin e ri do të përfshihen si: Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës;  Shërbime të teknologjisë së informacionit; Aktivitete të shërbimit të informacionit; Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve; Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm; Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve; Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit; Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; Aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike; Publiciteti dhe kërkimet e tregut;

Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike; Aktivitete veterinare; Aktivitete të marrjes e dhënies me qira; Aktivitete të punësimit; Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit; Administrim zyrash mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse; Administrimi publik dhe mbrojtja; Sigurimi social i detyrueshëm; Arsimi; Aktivitete të shëndetit;  Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social; Aktivitete të kujdesit social pa akomodim; Aktivitete krijuese;  Arte dhe aktivitete çlodhëse; Aktivitete sportive argëtuese dhe çlodhëse; Aktivitete të tjera shërbimi.

Sa do të paguajnë më shumë nga 1 janari profesionet e lira? 

Kontabilistët pohojnë se personat fizikë apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira do të ngarkohen me barrë ttaimore më shumë se shoqëritë tregëtare. Sipas përllogaritjeve, për një person fizik apo të vetëpunësuar që deklaron fitimin e tatueshëm vjetor 20.000.000 lekë do të paguajë 3.480.000 lekë në vit. Krahasuar me shoqëritë tregtare, personi fizik apo i vetëpunësuari për tatimin e deklaruar sipas shembullit në vlerën e 20.000.000 lekëve do të paguajë 2,120,000 lekë më shumë në vit sesa shoqëritë tregtare.

Shembull sipas kontabilistit

Sa do të paguajnë person fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit deri në 14,000,000 lekë me tatimin 15%

Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë 12.000.000 x 15% = 1.800.000 lekë.

Sa do të paguajnë person fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit mbi 14,000,000 lekë me tatimin 23%

Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi nga e ardhura bruto ka zbritur çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar, sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë: 14.000.000 x 15% + 6.000.000 x 23 % = 2.100.000 + 1.380.000 = 3.480.000 lekë. Pra, tatimi që do të paguajë tatimpaguesi, për një fitim të tatueshëm prej 20,000,000 lekësh do të jetë 3.480.000 lekë.

Sa paguajnë shoqëritë tregtarë

Për shoqëritë tregtare, kur deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë x 15%, tatimi që do të paguajë do të jetë 3.000.000 lekë. Nga diferenca 20.000.000 që është fitimi i deklaruar i tatueshëm – 3.000.000 tatim fitimi i paguar = fitimi neto 17.000.000 lekë x 8% devidenti do të paguajë 1.360.000 lekë.

Kurse personi fizik i vetëpunësuar do të paguajë që deklaron fitimin e tatueshëm vjetor 20.000.000 lekë do të paguajë 3.480.000 lekë në vit. Krahasuar me shoqëritë tregtare, personi fizik apo i vetëpunësuari për tatimin e deklaruar sipas shembullit në vlerën e 20.000.000 lekëve do të paguajë 2,120,000 lekë më shumë në vit sesa shoqëritë tregtare.

Përfaqësues të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar pohuan për “Monitor” se vendimi me listën analitike të profesioneve të lira duhej të ishte publikuar 3 muaj pas miratimit të ligjit. Ligji u miratua në muajin mars dhe VKM përkatësisht duhej të publikohej në periudhën korrik-gusht 2023.

Ata vijuan të përsërisin se ndryshimi i taksimit krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe godet shtresën e mesme. Ligji i ri pritet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar dhe dhoma Kombëtare e Avokatëve./ Monitor


18 Comments

    1. Taksa 23% e qeverisë së Ramës për profesionet e lira do të filloje të zbatohet nga 1 janari 2024.

      LEXO EDHE:
      Berisha uron krishtlindjet: Magjia e kësaj nate le të shndërrohet… në besim e forcë për mbarë shqiptarët…

      Eshtë qartësisht një taksë diskriminuese sepse ka bisnese të tjera, që përjashtohen nga një taksim i tillë edhe pse krijojnë të njëjtin nivel të ardhurash.

      Për shembull qeveria vendos Tatim zero për lojtarët e bixhozit.

      Ndersa 23% për profesionet e lira që me aq mund e sakrifica realizojnë të ardhurat pa asnjë ndihmë nga shteti

      Qëllimi real i një takse të tillë është në funksion të strategjisë së Ramës për të zhdukur me çdo kusht shtresën e mesme në Shqipëri.

      Të ardhurat e pritshme nga taksa 23% për profesionet e lira llogaritet të jetë rreth 28 milion euro, pra sa një km rrugë nga rrugët e florinjta, që tenderon qeveria e Ramës në vazhdimësi.

      Pra efekti ekonomik në buxhetin e shtetit është thuajse asgjë duke llogaritur edhe se buxheti i shtetit është mbi 7 miliard euro.

      Janë plot 169 profesione të lira që do të taksohen me 23%.

      Këta mijra profesionistë, që janë aq të nevojshëm shtyhen të largohen nga vendi përfshirë këtu mjekë, arkitektë etj.

      Si përfaqësues të shtresës së mesme goditja ndaj profesioneve të lira është një goditje e rëndë ndaj kesaj shtrese.

      Edi Rama kërkon me çdo mjet një Shqipëri pa identitet shoqëror, identitet të cilit ai i trembet për vdekje.

      Edi Rama kërkon një Shqipëri ekstremisht të polarizuar, me vetem dy pole: nga njera ane nje grusht njerezish shume te pasur te kontrolluar prej tij dhe nga ana tjeter shumica derrmuese e popullsise teper te varfer dhe lehtesisht te manipulueshem e te nenshtruar, votat e te cileve mund te shitblihen lehte nga Rama.

      Një Shqipëri pa shtresë të mesme është një vend i atrofizuar nga fuqia e mendimit profesional, intelektual dhe reagimit shoqëror.

      Në këtë mënyrë Shqiperia shkon drejt degradimit të thellë, prapambetjes, injorances dhe korrupsionit epidemik, duke u bërë viktimë e germadhë e klikës politike në pushtet.

      Kjo taksë 23% mbi profesionet e lira është dëshmi absolute se Rama kërkon me çdo mjet që të realizojë shpopullimin e sforcuar dhe asgjesimin demografik të Shqipërisë.

      Dëmet e kësaj qeverisje rilindase jane shumë të rënda dhe afatgjata, ato po formesojnë një degradim të pakthyeshëm dhe mjerues të Shqipërisë.

    1. Pyes veten ku te kete shkuar valle Jorgo Palikatis prej verteti, ose e kane heq nga puna ose e kane fut me biruc…

      1. Per avokatet mire eshte se mbrojne kriminielet dhe fitojne leke shume por per inxhinieret per punonjesit e tjere eshte takse e larte,por duhet te dalin te protestojne .Jo te talle menderen keta rilindasit .

  1. Popull kurvë

    Do ju tregoj një histori….

    Një herë e një kohë një mbret vendosi tou veje taksë fshatarevë tregtareve zejtareve që shkonin në tregun , brenda keshtjellës së tij.

    Në fillim gjindja u mërzit sepse po shpenzonin më shumë pasi kaluan disa javë ushtarët që mblidhnin taksën në urën që conte në tregun brenda kështjellës u bënë trimëruan dhe filluan të qinin femrat më të bukura por taksat e mbretit nuk i preknin me dorë, dhe pas ca kohesh qinin kë tu donte kari dhe rradha behej me e madhe, gjindja u trazua nga pakënaqësite dhe sjellja e ushtarëve sa qe u mblodhën dhe i bënë një letër mbretit ,ku pasi i shpjeguan se çpo ndodhte te revoltuar i kishin bërë një kërkesë…:
    Mbreti ynë, zoti të shtoftë pasurinë dhe të dhëntë jetë të gjatë , ne gjindja jote ju lutemi të shtoni ushtaret në urë qe te ece rradha më shpejt!!!!

  2. Rama eshte nga ata, qe te rreh e ste le te qashe, eshte nga ata, qe po pati mundesine, wdhe capen e bukes te femijeve ta heq,eshte si gjarperi gjak pires, i lindur e rritur katil.Me shtrengime taksah popullit vetem e rrjep dhe e varferon, nuk e le te jete konkuret ne zhvillim e punesim.Rrit papunesine e varferine, andaj emigrojne rinia e te aftet per pune.Por, me qe parat e droges po shterojne dita dites ne betonizimin e vendit, duhet mbajtur ne rregull edhe fitimi shtetit, e si, ja shtojme taksat ne profesionet e lira.Kjo me shume do rrise korrupsionin se sa do kete efekt ekonomik per pushtetin, dhe me keq te tatuarit, sepse do detyrohen me pa tjeter rritjen e cmimeve qe qarkullojne me kontributet e tyre, do zvogelojne te punesuarit. Kjo do shtoje pa punesine, si rrjedhim nuk ka para ne qarkullim inflacioni do na mbuloi qofte edhe nga mashtrimi e genjeshtrat e qeverise.Do vazhdoje degadenca ekonomike sepse ne skemi industri, fabrika te medha punesimi, por kafe, restorante, treg individual ushqime vesh mbathje, zanatcinj te vegjel, .e nji fjale shtet me treg gabi, kerkesat taksore si ne vendet e zhvilluara.Te mos harrojme qe paguajme edhe taksa koti, natyre , te shtuara enkas ne ligj te bashkive.Ku, si do mund nje zanatci te fitoi 20, 000,000 leke ne vit, mbi cbaze i behet fitimi, kur sheh qe a shkon apo nuk shkon nji klient ne dite. Me pare behet studimi mbito, rregullimi listor, se nuk fitojne, ne se fitojne njesoj, zona, qyteti aftesite profesionale, pervojat, pastaj licensohen, kontrollohen, te lihen te lire ne profesio, te rritet konkurenca sepse jep zhvillim, e taksohen vetem ata qe kalojne limitin e fitimit.Tatimi ne mase do shkaterroi mireqenien, por forco te ardhurat e pushtetit.DMTH, populli vetem do rripet.

  3. Politika e rritjes së taksave është një politikë e ekstremit të majtë dhe sigurisht barra do t’ju bie njerëzve që kërkojnë shërbime, pra do shkarkohen në rritjen e tarifave për ata. Dhe them nga këta do preken dhe socialistë,rilindas, patronazhistë dhe ata që shesin votën për 50€. Sepse demokratët si të djathtë që janë janë të pregaditur për këtë por ata të mjerë idhtarë të Ramutit çar do thonë!!!

  4. Barra bie vetem mbi popullin opozitar se populli socialist eshte i gjithi i punesuar ne administrate dhe

    ndermarrjet shteterore ose patronazhiste qe paguhen nga taksat tona dhe rilindja edhe nqs ua

    merr taksen ua kthen serish nepermjet bonuseve, shperblimeve. lenies se lire per te marre rushfete

    per te bere korrupsion, ne fshatra per te mbjellur droge, per te transportuar emigrante e gjithe-

    fare formash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *