• |
ide | kryesore

Kthimi për festa, fluks emigrantësh edhe në portin e Vlorës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Portin e Vlorës, këtë të diel u regjistrua fluks emigrantësh, të cilët Krishtlindjen dhe Vitin e Ri do ta festojnë pranë familjarëve të tyre.

Me dy tragetet e linjës Brindisi Vlorë, kanë mbërritur rreth 1400 pasagjerë.

Ndërsa në terminalin e Vlorës policia kufitare ka hapur nëntë sportele për kontrollin e dokumentacioneve që emigrantët mos të presin në radhë.

Edhe në ditën në vijim pritet të ketë fluks në hyrje nga Italia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *