• |
ide | kryesore

Mungesa e mjekëve vë në vështirësi përdoruesit e drogës në burgje

Arkiva, Lajme, Të fundit
burgje, burg



Historia tragjike e Jani Rustemit, një përdoruesi droge, i arrestuar për vjedhje, ekspozoi mungesën e hallkave të duhura në sistemin penitenciar për t’i trajtuar të dyshuarit, të burgosurit, edhe ata të formës së prerë, sipas një procedure standarde.

Autor: Ermal Vija

Pesë vjet më parë një e moshuar trokiti në komisariatin e Pogradecit,për të kërkuar burgosjen e të birit,përdorues të lëndëve narkotike, familja e të cilit kishte rënë disa herë pre e dhunës sëshkaktuar prej tij.

“Djali im E.H., është përdorues i lëndëve narkotike prej 15 vjetësh. Ai pi, luan kumar. E kemi kuruar, e kemi çuar në Spital Psikiatrik. Ai drogohet. Sëmuret, bëhet keq, e kemi çuar në Spitalin Ushtarak,që të bënte 3 seanca. Unë dua që ai të futet në burg, sepse na godet, mua, burrin dhe çupën. Kërkoj të izolohet”,-u lut në policie ëma, F. H.Sipas vendimit, që nga dita që nëna e tij u pajis me urdhër mbrojtjeje, në vazhdim supozohej tëndodhte ajo që familja kishte dështuar ta kryente.

Vendimi i Gjykates Pogradec

Faktet dhe të dhënat e mbledhura nga INA Media dëshmojnë se në burgjet shqiptare nuk ka mjekë të specializuar për ta ndjekur këtë kategori, ndërsa as jashtë burgjeve nuk ka institucione, që të shërbejnë për rehabilitimin e tyre.

Më 8 shtator 2018, gjykata e urdhëron E. H., qëtë marrë pjesë në programe rehabilituese dhe shërbime toksikologjike pranë Qendrës Spitalore, Pogradec. Përgjegjësit e këtij programi kishin detyrë që të raportonin çdo javë në gjykatë,por jo vetëm atëherë, por edhe pesë vjet më vonë ky spital nuk ka qendër rehabilitimi.

“Nuk kemi repart toksikologjik. Ne jemi spital bashkiak dhe ky shërbim nuk ofrohet në këtë lloj spitali”, – tha për INA Media-n drejtori i spitalit të Pogradecit, Erion Thëngjilli.

“Kemi vetëm një shërbim ambulator për personat që kanë probleme të shëndetit mendor, ku është i punësuar një mjek dhe një infermier për rastet e emergjencave”, – sqaron më tej ai.

Ndonëse gjykata urdhëroi si kusht largimin e tij nga varësia e drogës dhe si institucion ndjekjeje caktoi qendrën spitalore, Hoxhallari nuk mori asnjë shërbim, por u zhyt më tej në përdorimin e narkotikëve.

Një burim pranë policisë lokale thotë se 28-vjeçari është i njohur si kontingjent dhe përdorues i lëndëve narkotike, por që prej arrestimit të fundit nuk është vënë më në pranga.

Neni 230 i Kodit të Procedurës Penalenë paragrafin e tij, të dytë i ka dhënë rëndësi të posaçme personave që janë të varur ndaj substancave të ndryshme, duke i përjashtuar ata nga masa e sigurisë “Arrest në burg”. Në këtë nen parashikohetse “nuk mund të vendoset “Arresti në burg” ndaj një personi toksikoman apo të alkoolizuar, për të cilin zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm”.

Megjithatë, ata mund të mbyllen në qeli në raste të krimeve të rënda apo nëse për shkak të hetimeve është e nevojshme dhe nën këto kritere rastet nuk mungojnë.

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe institucionit të vetëm në Shqipëri, që trajton varësinë ndaj drogave, shoqatës Aksion Plus, tregojnë se në qeli si të dënuar apo të paraburgosur janë 149 persona, që trajtohen për varësinë e tyre, kryesisht nga heroina.

Trajtimi i tyre me metadon, një substancë zëvendësuese, bëhet nga shoqata Aksion Plus dhe rekomandimet merren nga farmacistët ose infermierët e burgjeve me formim të përgjithshëm.

Të dhënat zyrtare të kësaj shoqate tregojnë se trajtimi në 1 vit i atyre që ndodhen në qeli kushton 13 mijë euro, me një kosto mesatare prej 150 lekësh në ditë për person. Kjo kosto mbulohet nga Aksion Plus dhe vetë burgjet nuk kanë kosto shtesë për trajtimin e tyre.

Ndryshimet social-ekonomike të shoqërisë vitet e fundit kanë reflektuar një rritje të ndjeshme të përdoruesve të lëndëve narkotike dhe rrjedhimisht edhe të personave që janë të varur prej tyre.

Në Shqipëri janë në total 1.009 persona, që marrin zyrtarisht trajtim me metadon. Sipas të dhënave të siguruara nga INA Media, janë të identifikuar 60 mijë përdorues të lëndëve narkotike, nga të cilët 10 mijë persona kanë krijuar varësi nga së paku një lloj droge: kanabis, kokainë apo heroinë.

Por, edhe pse problemi me përdoruesit e drogës është rritur, institucionet shqiptare kanë ngelur ende në dorën e një marrëveshjeje të 17 viteve më parë për përballimin e situatës.

Një problem i pazgjidhur

Çdo muaj pranë qendrës Aksion + paraqitet një person i autorizuar (që kryesisht është, ose farmacisti, ose kryeinfermieri) nga IEPV-ja, që ka në qeli persona të varur nga heroina, për të marrë metadonin, një terapi zëvendësuese.

Ndryshe nga vendet e rajonit, ku trajtimi me metadon bëhet nga shteti, në Shqipëri kjo procedurë delikate i është besuar qendrës Aksion Plus, një OJF që mbështetet prej thuajse dy dekadash nga Global Fund për terapinë e metadonit.

Marrëveshja e parë për trajtimin e përdoruesve të drogës, që mbahen në qeli, u firmos 17 vjet më parë. Ministrii Drejtësisë i asaj kohe, Aldo Buçi, ia delegoi qendrës Aksion Plus.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Ministria e Drejtësisë duhet të krijojë kushtet për trajtimin dhe për zbatimin e aktiviteteve, që do të organizohen në bashkëpunim me shoqatën Aksion Plus, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të personave, që mbahen të izoluar në burgje, qëkanë varësi nga droga. Qendra, nga ana e saj, ka marrë përsipër të trajtojë falas të gjithë personat e dënuar dhe të paraburgosur. Në rast se një i dënuar është përdorues i heroinës, pas ekzaminimeve që i bëhen nga mjekët toksikologë, vendoset protokolli i trajtimit me metadon, qësigurohet nga Aksion Plus.

Marrëveshje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Aksion Plus

“Sipas llogaritjeve tona, kostoja e përgjithshme e trajtimit për një person nëgjendje të lirëështë rreth 150 lekë në ditë”, – thotë Genci Muçollari, drejtues i qendrës Aksion Plus.

Por, mungesa e mjekëve në sistemin penitenciar po e përball edhe këtë kategori personash me një sërë vështirësish.

Në sistemin e burgjeve aktualisht ushtrojnë detyrën 53 mjekë. Vetëm 28 prej tyre janë më kohë të plotë, ndërsa pjesa tjetër janë part-time, por asnjëri nuk është i specializuar për trajtimin e personave me varësi nga narkotikët. Këta mjekë duhet t`iu shërbejnë edhe 1.400 të sëmurëve kronikë, si dhe 378 të tjerëve, që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, për të cilët gjykata ka urdhëruar shtrim të detyruar, spitalor. Po ashtu, në këtë sistem janë të punësuar dhe 159 infermierë.

Raportii fundit iAvokatit të Popullitkonstaton se, arsyeja kryesore e mos-ofrimit në kohë dhe me cilësi të shërbimit shëndetësor në institucionet e vuajtjes së dënimit është mungesa e stafit shëndetësor, kryesisht mjekë.

“Gjatë vitit 2023 në IEVP-të e inspektuara në rang vendi kemi rekomanduar marrjen e masave për plotësimin e pozicionit të mjekut me kohë të plotë sipas parashikimeve në organikën e institucionit”, – sqaron nëpërmjet një përgjigjeje zyrtare Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit sqaron se, ankesat, që kanë të bëjnë me cilësinë e shërbimit shëndetësor, vazhdojnë të zënë numrin më të madh të ankesave të paraqitura nga të burgosurit apo familjarë të tyre përgjatë inspektimeve. Por, pavarësisht këtij qëndrimi kritik, që mban prej vitesh Avokati i Popullit, Drejtoria e Burgjeve thotë se “sistemit i mungojnë vetëm 5 mjekë dhe 8 infermierë”.

Për mjekun e toksikologjisë, Tedi Rudha, është emergjente vendosja në ambientet e burgut e një stafi tëspecializuar, mjekësor. Ai shpjegon se, në shumicën e rasteve këta persona kanë nevojë për trajtim më të specializuar nga mjekët toksikologë.

“Kërkohet në mënyrë emergjente vendosjae stafit të specializuar pranë këtyre institucioneve për trajtimin dhe ndjekjen e këtyre pacientëve, në mënyrë specifike, sipas protokolleve mjekësore, bashkëkohore dhe të specializuara”,-thotëmjeku Rudha.

Për juristin Bledar Meminaj sistemi i burgjeve nuk i ka kapacitetet për t`i përballuar personat, të cilët janë përdorues të lëndëve narkotike.

“Nuk kanë kapacitete për të trajtuar një kategori të caktuar personash, të cilët mund ta marrin këtë trajtim në klinika të specializuara në QSUT apo në klinika private, nën kujdesin e familjarëve, përfshirë edhe kostot që mbartin këto lloj trajtimesh”, -thotë Meminaj.

Bledar Meminaj, jurist

Ai nuk e fsheh çudinë se, pavarësisht kësaj situate, ku janë burgjet, ato këmbëngulin për mos-ndryshim të masës së sigurimit, por marrin përsipër barrën e trajtimit shëndetësor.

“Nga precedentët, që kemi pasur, na ka rezultuar që, edhe pse IEVP nuk ka pasur kapacitet për t`i trajtuar rastet e pacientëve, në momentin e paraqitjes së çështjes përpara gjykatës me qëllim zëvendësimin e masës së sigurimit për arsye shëndetësore, IEVP çuditërisht ka mbajtur qëndrimin se i paraburgosuri mund të trajtohet pranë institucionit të paraburgimit, pa u thelluar më parë për diagnozën konkrete”,-shprehet juristi Meminaj.

Telashet me pacientët metadon

Jani Rustemi, një i ri që përdorte metadon, u arrestua mesditën e 12 prillit për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atleteve, në Tiranë. Ai pranoi për hetuesit se ishte përdorues i heroinës dhe se vidhte për të siguruar pará, për të blerë lëndën narkotike. Dy ditë pas arrestimit, më 14 prill, ai nuk është ndjerë mirë, ndaj është njoftuar Urgjenca.

“Parametrat jetësorë i ka në rregull. Ky shtetas kishte gjendje ankthi dhe nga ekipi mjekësor i Urgjencës i është bërë një qetësues, diazepam”, – sqarohet në epikrizën e Jani Rustemit, që INA Media disponon.

Faksimile Epikriza per vdekjen e Jani Rustemit

Një ditë pas këtij episodi shëndetësor, Rustemi doli përballë gjykatës dhe iu caktua masa e sigurisë “Arrest në burg”. Për shkak se paraburgimi Jordan Misjanuk kishte dhoma, ai u dërgua sërish në Bllokun e Sigurisë pranë Komisariatit numër 3, që edhe e kishte arrestuar. Gjatë kësaj periudhe, që Rustemi ka qëndruar në Bllokun e Sigurisë, është trajtuar edhe me metadon.

“Shtetasi Jani Rustemi trajtohej me medikamentin metadon, pasi ai ka qenë i regjistruar në qendrën Aksion Plus dhe ky medikament i është dhënë sipas rekomandimit të mjekut të DVP, Tiranë, duke bërë dhe shënimet në librin përkatës pranë Bllokut të Sigurisë në DVP, Tiranë.”, – thuhet në përgjigjen e policisë për INA Media-n.

Më 17 prill Rustemi shfaqi sërish probleme dhe u shtrua me urgjencë në QSUT, në gjendje të rëndë shëndetësore. Rustemi humbi jetën në këtë spital, një muaj pasi qëndroi në gjendje kome.

Për ekspertët është e paqartë se çfarë e rëndoi gjendjen e tij, shëndetësore.

Sipas kartelës të spitalit, që INA Media e disponon,thuhet se “referimet janë konfuze”.

“Në momentin e ekzaminimit nga stafi mjekësor në ambientet e komisariatit pacienti ka rezultuar jo-koshient, pa puls periferik, me puls central dhe në kushtet ebradypnea-s. Nga konsulta me toksikologun rezulton se pacienti është përdorues heroine dhe prej 4 ditësh është trajtuar me terapinë zëvendësuese me metadon, por referimet janë konfuze”, -thuhet në dokument.

Rustemi njihej si përdorues i lëndëve narkotike edhe nga qendra Aksion Plus dhe trajtohej me një sasi prej 40 mg. metadon. Kjo qendër mban një database të veçantë, edhe për të gjithë ata persona që trajtohen në burgje.

“Në bazë të të dhënave, që ne disponojmë,është trajtuar në IEVP,Jordan Misja, me po këtë dozë prej datës 13.05.2022-04.07.2022. Më pas është rikthyer për ta vazhduar terapinë te qendra jonë, me dozë ditore 30mg. Herën e fundit që shtetasi/klienti është paraqitur pranë Aksion Plus, Tiranë ka qenë më datë 10.04.2023 dhe e ka marrë mjekimin me vete”, – thotë qendra Aksion Plus.

Por, avokati Franc Terihati e konsideron rastin mjekim të pakujdesshëm dhe shpërdorim detyre.

Ai pretendon se policia e ka fshehur ngjarjen dhe e ka kallëzuar rastin në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë e Tiranës.

“Problemi është që ne nuk dimë shkakun, pse është përkeqësuar gjendja shëndetësore e Jani Rustemit.Është e paqartë se kush ia ka dhënëmetadonin dhe,nëse ia ka dhënë mjeku iBllokut të Sigurisë, mund t`ia ketë dhënë me dozë më të lartë”, – shprehet Terihati, që përfaqëson familjarët e Jani Rustemit.

Pikëpyetje për mënyrën e trajtimit dhe se kush e trajtoi ngre edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një raport monitorimi, të kryer për rastin.

“Nuk është realizuar një konsultë me specialistin toksikolog për mënyrën e trajtimit me antidote. Mjeku i Urgjencës së QSUNT, që ka trajtuar shtetasin Jani Rustemi më 14.04.2023, ka shënuar trajtimin me “solucion diazepam”. Nuk rezultontë jetë specifikuar doza e këtij mjekimi, kërkesë kjo e protokolleve mjekësore”,-evidentohet në raportin e KSHH-së.

Ky rast ka ngritur pikëpyetje për mënyrën e trajtimit të këtyre pacientëve. Qendra Aksion Plus thotë se i ka pajisur mjekët, infermierët dhe farmacistët e shërbimeve penitenciare me protokollet e trajtimit të këtyre personave dhe i trajnon vazhdimisht ata.

Metadoni përshkruhet në shumë mënyra: në përdorim afatgjatë,në përdorim afatshkurtër dhe si trajtim detoksifikimi. Evidencat tregojnë se, sa më e gjatë vartësia, aq më e madhe duhet të jetë doza mbajtëse dhe koha në trajtim”, – shpjegon Genci Meçollari mënyrën se si përdoret terapia te personat që mbahen të izoluar dhe në të njëjtën kohë janë përdorues.

Genci Muçollari, Aksion Plus

Sipas tij, ata që futen për herë të parë në këtë terapi, duhet të mbikëqyren për 2-3 orët e para. Dozat fillestare duhet të jenë të ulëta. Pacientëve, që janë nën mbikëqyrje, mund t’iu jepet një dozë shtesë, nëse shfaqen shenjat e zverdhjes.

“Është e rëndësishme të merret informacion, nëse pacienti, që pritet të fillojë terapinë mbajtëse me metadon (TMM), ka përdorur më parë metadon”, – sqaron Muçollari.

A ka procedurë standarde për trajtimin me metadon?

Gjithçka varet nga koha e përdorimit të heroinës, sasia që përdor, ushqimet që konsumon dhe sa konsumon, por edhe pesha trupore;por gjithmonë rekomandimi duhet të vijë nga mjeku toksikolog.

“Doza fillestare duhet të jetë midis 20-30 mg. Në rastet kur toleranca është e lartë, doza normale është 40 mg. Kur toleranca është e ulët apo e panjohur, doza nga 10-20 mg. është më e përshtatshme”, – sqaron Muçollari.

“Shumë metadon mund të jetë fatal, po ashtu metadoni i pamjaftueshëm ka të ngjarë që të mos jetë efektiv”, – thotë më tej ai.

Sapo bëhet ekzekutimi i masës së sigurisë apo i vendimit të dënimit, i dënuari ose i paraburgosuri pyetet nga komisioni për gjendjen e tij, shëndetësore e shpirtërore.Komisioni përbëhet nga drejtori ose zëvendësdrejtori, mjeku, psikologu, edukatori, shefi i policisë.

Kokaina dhe hashashi

Në sistemin e burgjeve në vendin tonë mbahen të izoluar edhe një tjetër kategori,ajo e personave që përdorin lëndë narkotike, kokainë apo edhe kanabis sativa.Kjo kategori të dënuarish apo të arrestuarish trajtohet nga personeli mjekësor në burgje, që bashkëpunon me mjekë toksikologë.

Mjeku Tedi Rudha konstaton rritjen e numrit të përdoruesve.

“Gjatë viteve të fundit me shtimin e incidencës së përdoruesve të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, shfaqen dhe sfida në shërbimin mjekësor në menaxhimin dhe trajtimin e këtyre personave, gjatë kohës kur qëndrojnë në gjendje arresti apo kur vuajnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit”, – thotë mjeku Rudha.

Burgjet janë mbipopulluar edhe për shkak të operacionit Tempulli. Në kuadër të operacionit të nisurnë mes të muajit shtator, deri mëtani janë arrestuar 435 persona në të gjithëvendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara kryesisht nga të rinjtë.

Erion Kulloli, jurist

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë shumica e avokatëve mbrojtës të personave të arrestuar pretenduan se klientët e tyre janë përdorues të lëndëve narkotike dhe kërkuan lirimin nga qelia të klientëve të tyre.

Për juristin Erjon Kullolli shpesh herë efektivët e policisë abuzojnë me personat që kapen në flagrancë me lëndë narkotike, mes atyre që janëpërdorues dhe atyre që janë shitës.

“Legjislacioni penal,shqiptar nuk ka një përcaktim ligjor në lidhje me sasinë e lëndës narkotike që konsiderohet dozë e vogël dhe ky boshllëk sjell abuzime”, – thotë Kullolli.

“Në praktikë haset një problematikë, që ka të bëjë me faktin se, si përdoruesit e rinj,edhe përdoruesit, që kanë një historik të gjatë me përdorimin e lëndëve narkotike, trajtohen njësoj në raport me përgjegjësinë penale”,-përfundon ai.

Ky artikull u botua pranë “Investigative Network Albania” 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *