• |
ide | kryesore

Berisha: Jo vetëm arrest shtëpie me policë, por duan të më ndalojnë çdo komunikim

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, SPAK kërkon që t’i ndalojë çdo lloj komunikimi. I ftuar në emisionin “A Show” në Syri Tv, Berisha tha se Rama me veprat që po bën dhe me mënyrën diktatoriale që po drejton vendin, ia ka kaluar edhe Vladimir Putin. Berisha u shpreh se raporti për të në parlament, nuk kishte asnjë provë dhe asnjë fakt, por vetëm vendimet e Shkallës së parë dhe të Apelit.

Një urdhër i Edi Ramës i cili është i tmerruar nga Sali Berisha. Sali Berisha ja shkatërroi ëndrrën e tij për një Shqipëri, qeverisje pa opozitë. Ai mendon se me këto masa ekstreme do të mund të më impresionojë, por asgjë nuk më impresionon. Tani në të katër anët u bie burive, kush do e drejtojë opozitën, çfarë do bëhet me opozitën. Opozita do të ecë drejt fitores. I tmerruar është Edi Rama që ndërmerr veprim tipike diktatoriale.

Sot ka kërkuar me anë të skapistëve të tij, ndërprerjen e çdo komunikimi. Ja kalojmë Putinit. Navalni ka bërë disa tuitte dje a pardje. Ky ja kaloi Putinit. Është i dëshpëruar në shkallë ekstreme, është i pashpresë. Opozita vazhdon betejën e saj, opozita është në mbrojtje parimesh themelore, të një shoqërie që janë shkelmuar. Kjo opozitë ka çdo të drejtë të çlirojë shqiptarët nga diktatura e re. Gjithçka është një proces antikushtetues ndaj Sali Berishës.

Ju e patë se si befas, pa pritur pa kujtuar Edi Rama shpalli vendosjen e masave të sigurisë ndaj meje, nëpërmjet një gjykatësi dhe dy prokurorëve të kontrolluar ndaj tij, masa të cilat nuk janë vendosur kurrë pa lejen e parlamentit. Në këtë mënyrë ai rikshkrojti nenin 73 pika 3 të Kushtetutës. Unë natyrisht nuk mund ta pranoja, dhe nuk e refuzova gjykatën. Unë paraqita avoketërit. Gjukatëses ju kërkua të japë dorëheqjen sepse ishte shkarkuar nga Sali Berisha në 8 shkurt 1996.

Tani është parim universal deklarimi i konfliktit të interesit. Sot zonjës i kanë dërguar edhe vendimin e shkarkimit. Nëse shkon në parlament, mos kërkon legjitimimin e masës tënde, antikushtetuese, antiligjore, por bëj hapin pas dhe kërko siç duhet atë që don. Këta nuk bën hap pas fare. Kërkuan sikur ta kishin te këmbët e tyre parlamentin, kërkuan legjitimimin e masave antiligjore që kishin marrë.

Dërguan në parlament një dokument 7 faqe. Çfarë kishte dokumenti? Vendimet e shkallës së parë dhe apelit. Asnjë provë, asnjë fakt asgjë. Kur avokati e pyet prokurorin, na thuaj pak se çfarë dokumentesh ke që Berisha ka ndonjë rol në ndryshimin e destinacionit të terrenit, përgjigja ishte kjo; këtu jemi në parlament në gjykatë do ti them këto unë. Në çdo rast kur është shkuar në komision janë paraqitur nga 800 deri në 1800 faqe. Komisioni duhet ti shqyrtojë të gjitha, duhet të ja japë avokatëve të mi, ata nuk kanë bërë asnjë” – tha Berisha. /LAPSI.al



13 Comments

  1. Shih, shih, dashka edhe prova ky maloku i Vucidolit. Po a nuk eshte prove shpallja non grata nga aleati

    strategjik. Po ku ka prove me te madhe se shpallja nongrata more i paudhe. Nuk u largove kur te thane

    largohu, tani priti pasojat. Tani mburret se nuk ka prova, fakte e dokumente. Po te gjithe e dine se nuk

    ka prova, por kur te thone largohu duhet te largohesh me te mire. Po pse me ato pese-gjashteqintmije

    vota qe ke marre kujton se do te te leme te livadhisesh ne parlament e studio me studio duke share

    qeverine e duke prishur imazhin e Shqiprrise para botes se medemek je kryeopozitar. Por harron se

    ne nje shtet demokratik si yni , kryetar opozite nuk te ben vota e ca injoranteve edhe kur jane

    500 apo 6oo mije qytetare, por te ben vendimi i gjykates se dale nga reforma ne drejtesi e mbeshtetur

    nga aleati jone i madh. Tung.

    1. Mire e ke.
      Per cfare i duhen provat Spakut.
      Trushplaret Mavi do shkojne te votojne te lumtur.
      Mjafton te denohet Berisha.
      Me kryehajdutin ne krye para ripjellas.

    2. Hahaha o zot kujt i ka rene celulari ne dore:). Eshte prove « non grata » thote sufllaqja🫢🫢🙈🙈.

      Po athere, pse nuk ngre padi penale KAPSI me kete « prove » te aleatit strategjiko McGonigalo sorrosian? mc gonigal per ate qindra mijera euro qe mori per te lobusr e shpallur non grata Berishen, i mori ca vite burg se u denua. Ramazani qe e pagoi, do e therrase Kapsi?

    3. “kryetar nuk te ben vota po vendimi gjykates”. Pupupuuuuu ca mban kjo toke mer ja wifsha robt. Nejse, ky eshte mentakiteti tipik i komunistit

    4. CFAR NDOLL KUR TE GJITH BEHEMI GJYKUES PARAGJYKUES VESHGUES FILLON VETPASTRIM RRITET DISIPLINA VLERAT PER TU PERSHTATUR ME KONKURENCEN thotë:

      KOHA PO ZBERTHEN ,PLANET ,KU NJERZIT VLERSOJN RALITETIN ,NDAHEN ME PROBLEMET DHE ORJENTOHEN DREJT ZGJILLJEVE ,AKTOR DHE AUTOR TE SHKAQEVE ,HISTORIKE ,SI PERGJEGJES TE AKTUALITETIT ,U MBYLLEN GJITHA RRUGET TE JEN PJES ME ,NE ZHVILLIMET E TE ARDHMES KEMI HYR NE FAZ VETPASTRIMI , QE TASHME NXIT VEMENDJE ZGJIM ,VLERSIM KUJDES INTELIGJENC URTESI UNITET VLERA DHE ZHBEN PLANE STRATEGJI ,SI PA E KUPTUAR ,TE PADREJTIT RAN NE KURTHIN E VEPRIMIT VET PRITSHMERIT NUK JAN PERMBUSHJA QELLIMIT MBASI MUNDESIT NUK KA SHANCE TJU AFROHEN AS NE RRANG SHTETEROR RAJONAL DHE AS GLOBAL

  2. Fol Sale, te lumte goja, fol e mbro te drejtat tona !

    Tani po qe ja shkaterrove shpresen Rames me heroizmin tend !
    Nuk po di ku te futet, aq forte ja ke mbledh. Futja dhe nje pordhe tjeter, si kjo qe nxorre sot, e me siguri diktatura e Rames do marre fund !

  3. Kush rrezikon regjimin narcosorrosian, eleminohet politikisht, publikisht dhe nese keto dy te parat deshtojne, athere dhe fizikisht.

    Komunistet e rilindur ( jo vetem ne Shqiperi, por kjo semundje e perhapur ne UsA dhe Europe), nuk e leshojne pushtetin pa gjak e lufte.

    Dhe ironia me e bukur eshte kur keta « marksiste progresiste », te rrujne karin duke fol per demokraci ( nenkupto sigurimin e regjimit te tyre), nderkohe qe qytetateve te vet ju heqin te drejtat civile cdo dite.

    Shqipot duhet te ngrihen te heqin kete diktator sepse mjafton nje fakt i vetem qe ne 2 mandate qeverisje komunistesh te rilindur, kane debuar 1/3 e popullsise shqiptare. Kaq mjafton qe ti besh mutin kesaj qeveri e ketij regjimi. Por qe te protestosh, duhet te kesh respekt per veten, dinjitet dhe te mos jetosh vetem per te ngrene buke e per te shkuar ne tualet. Shqipot po mos ishte per ata pak studente ne dhjetor 1990, akoma do ishin ne rradhe per vajgur. Fatkeqesisht, rinia e sotme ne shumice me diploma por analfabete, me celular dhe makiato ne dore dhe per aq kohe sa ka cirk ( perputhen, big brother etj), nuk duan tja dine.

    Perspektiva eshte e zymte, por asnjehere si dihet….

  4. Tani qe ta mbyllen dhe bucen.
    Tani do i bien pendet edhe rames.
    Tani opozita cila do qoft ajo e re apo vjeter, do filloj te ringjallet
    Tani o sali derri, rri e shiko fundin tend, pa nder.

  5. Sale,
    Dil me breke ne ballkon e tregojua vendin kamunistve! Po qene pishem klientet e bareve poshte shpise, ndoshta thyjne dhe gotat dhe i vejne flaken pallatit.

    Ose bej nji Bigbrother revolucionar !
    Dil me brek ne Youtube dhe zgjo rinine nga gjumi diktatorial.
    Liria mund te japi dhe kurse gatimi e keshtu i bashkohen dhe grate levizjes opozitare

  6. Iku ky. E pa hallin.
    Mos u merni me me kete.
    Nuk kemi se c te fitoni me prej ketij.
    Tani ca behet?
    Ku te vemi, ku te perplasemi?
    A do na pranoj Basha?
    Apo te bejm nje parti tjeter?
    Edhe lika na la.
    Eh c na gjeti. As bar nuk kemi me.
    O sali te qifsha rracen. Qe na le keshtu.
    Ca hallesh qe na zun.

  7. O Berishe o gallataxhi i madh shyqyr qe te kemi se si do i shtynim keto dite dimeri. Kemi dy muaj qe nuk shohim Gon Llaken por ty. Njesh je!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *