• |
ide | kryesore

Çështja e privatizimit të kompleksit Partizani, shtyhet seanca në GJKKO për Sali Berishën

Lajme, Të fundit



Është shtyrë seanca për dhënien e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca është shtyrë për paraditen e nesërme për shkak se avokatët e Berishës kërkuan më shumë kohë që të njiheshin me dosjen.

Avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ajo është në konflikt interesi në rastin e tij.



8 Comments

  1. Ambasadorë të gjithë vendeve, bashkohuni! Nga Luçiano Boçi - 10:57, 26/12/2023 thotë:

    Ambasadorë të gjithë vendeve, bashkohuni!
    Nga Luçiano Boçi – 10:57, 26/12/2023

    Bashkohuni shkëlqesi Ambasadorë!

    Ka ardhur momenti ta mbysni përfundimisht demokracinë.

    Ajo nuk na duhet!

    Heshtja juaj ka qenë flori për regjimin.

    Por sot nuk mjafton.

    Duhet të bashkoheni e të ngrini lart e më lart zërin me qëllim që opozita e këtij vendi të mos ekzistojë më.

    Koha e pluralizmit, e lirisë së fjalës, e votës, e mendimit ka perënduar në Shqipëri.

    Ato kanë qenë e janë, siç thoshte Hoxha helm për popullin e ferra nëpër këmbë për prosperitetin e tij

    Kontributi juaj ka qenë i vyer, por megjithatë përsëri bashkohuni!

    Inteligjenca artificiale jua imponon këtë.

    Bashkohuni me krenaristë, kanabistë, socialistë, analistë e banalistë që këta ta burgosin Sali Berishën!

    Ai është sjellësi simbol i demokracisë dhe krijuesi i Partisë Demokratike.

    Stërmbullari i atyre arritjeve kulmore në historinë tonë që trazojnë pamjen e rrafshët të një vendi që dashuron diktaturën.

    Zhdukeni PD se nuk na shërben për asgjë opozita e vërtetë.

    Ajo që i duhet regjimit sot është opozita -karikaturë, me drejtues eunuk të shitur e të blerë.

    Këtij vendi i duhet diktatura “e ndritur” e ndriçuar me llampadarë propagande pa fund, e shkëlqyer nga lëpirja dhe pompoziteti arbitrar e banal dhe që me bashkimin tuaj të çmuar mund të tërheqë vëmendjen turistike të mbarë planetit.

    Ne jemi kampionë të tregut të lirë e s’na duhen as liritë politike e as liritë e tjera.

    Suksesi ynë është i padiskutueshëm sepse falë heshtjes suaj ne kemi arritur një pikë kulmore të tregut të lirë.

    E kemi depërtuar atë dhe atje ku ju në vendet tuaja e keni të pamundur duke kemi ndërtuar kësisoj mrekullinë tonë: Tregun unik të votës.

    Të ndërtuar para syve tuaj e mes heshtjes suaj!

    Me këtë treg, ku vërtiten aksione, shantazhe, favore, interesa, bukë e përditshme, ne kemi eliminuar mitrën e të gjitha problemeve demokratike: Zgjedhjet e lira,

    Bashkohuni!

    T’i japim botës shembullin e duhur se si heshtet kur vritet opozita dhe se si mund të ndërtohen regjime ne mes të Europës.

    Dhe për t’i vënë kapak floriri heshtjes suaj bashkohuni me heshtjen tuaj e përcilleni me heshtje arrestimin e opozitës, arrestimin e Sali Berishës.

    Lavdi regjimit!

    E paharruar Demokracia!

    Ju të nderuar mos harroni:

    Bashkohuni si dikur proletariati!

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Moj evrop moj kurv e motit! -ka thënë At Gjergj Fishta në vitet 30 në një nga poemat e tij!

    Sot është më evidente se kurrë se europa është kurvë dhe amerika është europianizuar!

  3. “Sot Shqipëria pret heronj! Ju garantoj se ajo i pret nga ju. Këta heronj, si gjithmonë kanë qenë të rinjtë. Ka qenë Azem Hajdari, heroi i kohës së tij, që guxoi, doli me 8 dhjetor në shesh.”

    Me këtë thirrje iu drejtua sot, lideri i opozitës, Sali Berisha, të rinjve shqiptarë, nga takimi që organizoi me të një grup të rinjsh të FRPD në selinë blu lidhur me aksionin opozitar në vend.

    LEXO EDHE:
    Berisha: Ajo që ndodhi në Gjykatë Kushtetuese ishte vdekja përfundimtare e sistemit demokratik

    “Diku kam shkruar sepse u ndodha përballë tyre dhe çfarë ndjenjash më ngjalli. Aty pashë heronj sa kurrë në jetën time, sa në asnjë film, sa në asnjë roman. Kjo ishte e vërteta.
    Se ata kishin dalë në sheshin e mejdanit, u përballën dhe fituan, – tha Berisha. – Studentët nisën një betejë të shkëlqyer në vitin 2018.

    Tani unë i pyes ata, u pyes ju dhe i ftoj të pyesni secilin prej tyre. Çfarë fituat nga ajo lëvizje? Në qoftë se nga lëvizja e viteve ‘90, studentët çelën një epokë për kombin dhe vendin, çfarë u fitua nga lëvizja e vitit 2018? Secili student sot paguan një tarifë më të shtrenjtë se më përpara, secili prej jush sot paguan një qira më të shtrenjtë se ajo që paguanit, secili nga ju sot shpenzon shumë më tepër për një vit shkollor sesa bashkëmoshatarët tuaj në Vjenë, Paris, Romë, prindërit e të cilëve janë pakrahasimisht shumë më të pasur se prindërit tuaj.

    Pra, ajo lëvizje u tradhtua. Ato premtime u përdorën për mashtrim.

    Çfarë ndodhi me studentët e mjekësisë? Një urdhër i marrë hua nga Maduro i Venezuelës.

    Të gjitha këto janë një kushtrim për ju. Të gjitha këto janë një shans i madh për ju.

    O sot o kurrë duhet të ngrihemi kundër kësaj diktaturë.

    Të gjitha këto kërkojnë nga ju të ndjeheni luftëtarë lirie, misionarë, në një mision hyjnor dhe njerëzor. sepse liritë dhe të drejtat e individit janë sa njerëzorë, aq edhe hyjnore.

    Sot, më shumë se kurrë kërkohet që të jeni ju protagonistët kryesorë në këtë betejë.

    Dhe dy gjëra do u them. Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet dhe në pamje të parë është i stërfuqishëm. Ju garantoj se ai është një kalbësirë, është një statujë e kalbur që nuk pret asgjë tjetër për t’u rrëzuar përveç vrullit, guximit, mosbindjes civile.

    Ai e kuptoi sapo ëndrra e tij për Shqipëri pa opozitë u bë pluhur, ai e kuptoi që nuk do i rezistojë kurrë opozitës së vërtetë. Ndaj u hodh në veprimet më të dëshpëruese.

    Por ai qëndron dhe do qëndrojë për sa kohë ne nuk do ngrihemi fuqishëm, ju nuk do ngrihemi fuqishëm.

    Për sa kohë heronjtë e vërtetë do të rrinë në një apati apo do pajtohen me regjimin e tij.

    Ndaj ju ftoj ju, ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë në emër të dinjitetit tuaj, asnjëri të mos mendojë se ka dinjitet në rast se të drejtat kushtetuese shkelmohen. Dinjiteti i pëlqen çdo njeriu, por garanti i dinjitetit të tij është Kushtetuta, e cila përcakton respektin e dinjitetit si shtyllë themelore të saj.

    Asgjë nuk ka liria më thelbësore sesa dinjiteti. Ndaj dhe ne duhet të mendojmë për këtë.

    Në qoftë se të rinjtë tanë vendosin të realizojnë ëndrrën e tyre, të rikthejnë shpresën për shqiptarët, Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara. Dhe unë jam i bindur se ju do i jipni atij shumë shpejt përgjigjen e merituar.”

    Image

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Iku pidhi satome o idiot,Berisha do tju mbetet gur në qafë sa të jetë gjallë, ty, idiotëve si ti neokomunistëve, ambasadorucëve, amerikanëve të sorrosit , europës kurvë dhe sidomos edvin lanagraqit!

  4. As tek Enver Hoxha, as tek Hitelri, ata bënin ligje, por nuk silleshin me Kushtetutën në këtë mënyrë”, tha Sali Berisha që ka patur miqësi dhe ka album fotografik me të gjithë ish-udhëheqësit komunistë. Nga Hysni Kapo, tek Ramiz Alia e Enver Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *