• |
ide | kryesore

Furrat e bukës tërhiqen nga marrja e punonjësve nga India

Arkiva, Lajme, Të fundit
bukës



Mungesa e punëtorëve një nga problematikat më të mprehta për shumë sektorë të ekonomisë ka prekur ndjeshëm edhe prodhuesit e bukës, ëmbëlsirave dhe pastiçerive.

Hendeku i krijuar te burimet njerëzore edhe nga ky sektor pritej të zgjidhej me punësime të të huajve nga India dhe Filipinet, ku më herët prodhuesit e bukës zhvilluan takime me kompani rekrutimi nga Dubai.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha për Monitor se kompanitë vendase janë tërhequr nga vendimi për punësimet e të huajve. Arsyet për mosmarrjen e tyre, sipas tij janë kostoja e lartë për paga dhe akomodim dhe pasiguria për ofrimin e punonjësve të kualifikuar.

“Kostoja për marrjen e punonjësve të huaj ishte e lartë që shkonte përtej 1,000 euro në muaj (800 euro rroga +300 euro akomodim, ushqimin. Më mirë të rrisim rrogat e fuqisë vendase sesa të mbajmë punonjës të huaj për të cilët nuk garantohet kualifikimi i duhur për përpunimin e brumit dhe përgatitjen e ëmbëlsirave. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe për 2024-n.

Përgjatë vitit 2023 pagat e punonjësve për këtë sektor janë rritur 2 deri 3 herë. Nuk ka më punonjës me pagë 40 mijë lekë në muaj. Niveli i pagës për specialist mesatar varion 60 mijë deri 70 mijë lekë në muaj. Për specialistin e lartë paga arrin deri 150 mijë lekë në muaj. Ndërsa paga e punonjësve sanitare është 55 mijë deri 65 mijë lekë në muaj.”

A e përballon këto kosto shtesë sektori i prodhimit të brumërave dhe ëmbëlsirave?

Peshkopia thotë se për zbatimin e kësaj vendimmarrje parësore do të vijojë të mbetet ruajta e ekuilibrit me qëllim mosrritjen e çmimit të bukës. Kostot e rritjes së pagave sipas tij janë amortizuar te ulja e fitimeve të bizneseve, por edhe të rritja e çmimeve për disa lloje produktesh, duke mos prekur çmimin e bukës masive.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave pohon se aktualisht ka një stanjacion të largimeve të popullatës në emigracion, pavarësisht tendencës pozitive kërkesa për punonjës të rinj veçanërisht në sektorin e shërbime, si shitëse apo sanitare mbetet e lartë.

“Nuk presim që vitin e ardhshëm të vijojë kriza, si e këtij viti për punonjësit, pasi largimi është frenuar. Janë të shumta familjet që kanë ikur prej vitesh në emigracion dhe po rikthehen. Pra bëhet fjalë për individë me zanat që po rehabilitohen në vend”.

Sipas të dhënave të shoqatës në vend operojnë 8,000 deri 10,000 furra buke dhe pastiçeri, ku secila prej tyre po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Mungesa e fuqisë punëtore shtoi kostot edhe për prodhuesit e bukës. Rritja e pagave vështirësoi vjet gjendjen te disa furra buke, të cilat rritën çmimet e bukës masive 10 deri 20 lekë./Monitor



10 Comments

  1. Sot ka ardhur koha qe bizneset qe kane nevoje per puntore te behen me serioze te rritin pagat sot eshte turp kur ende shikon njoftime te afishuara prane bizneseve apo edhe ne interrnet kerkojne puntore me page 200-250 mije te vjetra katastrofe apo ka ende puntore qe punojne 31 dite ne muaj pa pushim sot skllever nuk ka me sot punedhensi duhet mbledhi mendjen para se te jete vone puntoret nga jashte nuk jane zgjidhje ka ardhur koha qe edhe puntoret Shqiptar duhet te trajtohen nese vertet keta duan puntore dhe jo te tallen

  2. Nxirni leket paguani puntort pa ju thar djersa ndryshe punsoni grat tuja femit e mamat boll i ropet puntoret nuk u ngopet se ndryshe nuk do ket as kush te blej buk

    1. C i keni keto genjeshtra, privati e paguan ekonomistin me master shkencor 50 mije leke pa asnje feste zyrtare, vetem e djela pushim. Po ta kete 150 mije nuk iken refugjat!

    2. Ja sa te vijne ato afrikanet qe do sjelle lideri yne dhe zgjidhet problemi. Na gatuajne ato bythezinjte.

  3. Un kam punuar ne furra ne shkoder tash punoj ne Zagreb marr 3 fishin qe kam marr atje plus me fjet e ushqim e sigurime falas kush ti plotëson kushtet atje Tash si ju ka ngec sharra në gozhdë dalin e bejne virgjereshen Njaty na kishit po jeni si mordja vetëm me marr

    1. Afrikanet kane nivelin me te ulet nga te gjitha rracat dhe ne Amerike kane 500 vjet ne civilizim dhe kafshe kane ngelur. Shumica ne ndihma sociale. Afrikanet nuk dijne te punojne

  4. SHIKONI ME KUJDES CFARE THONE OLIGARKET;Kostoja për marrjen e punonjësve të huaj ishte e lartë që shkonte përtej 1,000 euro në muaj (800 euro rroga +300 euro akomodim, ushqimin. Më mirë të rrisim rrogat e fuqisë vendase sesa të mbajmë punonjës të huaj për të cilët nuk garantohet kualifikimi i duhur për përpunimin e brumit dhe përgatitjen e ëmbëlsirave. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe për 2024-n. Oju vrafte zoti o pushtetare vampira.Oju vrafte zoti o oligarke ganibal.Oqelbesira te ndyre po punonjesve shqiptare ju jepni 400 euro maksimuni.Shihni cfare pagese ju bejne te huajve.Kjo verteton ato zera qe thone keta duan te shpopullojne shqiperine nga shqiptaret dhe ta mbushin me te huaj.Shikoni cfare stimulimi ju bejne te huajve te botes se trete,qe te popullojne vendin e shqiptareve.

    1. Keshtu e ka bere planin rrobqiri cifut Kalerghi nashke me Rothschild. Shqiperine vetem nje komunizem tjeter nacionalist e shpeton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *