• |
ide | kryesore

Lindjet në rënie, por shpenzimet për bonusin rriten me 25% më shumë se plani

Lajme, Të fundit
Lindjet



Në shtator të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj sipas të cilit bebet që lindin jashtë vendit nuk përftojnë bonusin e vënë në dispozicion nga qeveria.

Kjo nismë erdhi për shkak se më shumë se 45 për qind fondit vjetor në buxhetor ikte për fëmijët e lindur jashtë vendit, në një kohë që instrumenti u ndërmor për stimuluar lindshmërinë për ata që jetojnë në Shqipëri.

Megjithëse lindjet në Shqipëri kanë shënuar rënie vjetore me 12 për qind në 9-mujorin 2023 dhe ligji kufizon dhënien e bonusit jashtë vendit, shpenzimet në këtë zë shënuan rritje në 11 mujor si me planin e periudhës dhe si më faktin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë janar-nëntor 2023 u akorduan rreth 3 miliardë lekë (29 milionë euro) si bonus për bebet. Kjo shumë ishte 25 për qind më lartë se plani i 11- mujorit dhe 7 për qind më shumë se fakti i vitit të kaluar.

Të dhëna zyrtarë të INSTAT tregojnë se në 9 -mujorin këtij viti lindën në të gjithë vendin 16,300 bebe me rënie 16 % në krahasim 9 -mujorin 2022.

Të dhëna nga Ministria e Financave tregojnë se që nga viti 2019 kur hyri në fuqi pagesa për bonusin e bebeve deri në nëntor 2023 janë paguar nga buxheti i shtetit 146 miliardë lek ose 140 milionë euro. Të dhënat vjetore të konsultuara ne numrin e lindjeve brenda vendit tregojnë se mbi 45 për qind e kësaj shume, rreth 65 milionë euro kanë shkuar për lindjet jashtë vendit.

Demografët sugjerojnë se politikat më efikase për rritjen e lindjeve janë ato që kanë të bëjnë më uljen e kostos së jetesës për familjet e reja. Psh në Shqipëri familjet e reja çdo ditë e më shumë po përballem me shpenzime në rritje për arsimin parashkollor, qira të larta dhe në zonat suburbane. Kostot e larta të lidhura me rritjen e fëmijëve, si arsimi, kujdesi shëndetësor, strehimi dhe kujdesi për fëmijët, mund të dekurajojnë çiftet që të kenë më shumë fëmijë.

Demografët sugjerojnë se zhvillimi ekonomik duhet të jetë i shpërndarë drejt rajoneve, pasi lëvizjet e popullsisë nga periferia drejt qendrës janë bërë në raport të zhdrejtë me burimet ekonomike. Një zhvillimin i balancuar rajonal dhe një paketë politikash pro familjes, në një afat më të gjatë do të përmirësonte treguesit e fertilitetit.

Në vendet e zhvilluara, që kanë përjetuar para nesh rënie të popullsisë, kombinimi i emigrimit dhe rënies së lindjeve, që shkaktojnë rënie të popullsisë dhe ndryshim të strukturës së saj, mund të ketë efekte të dëmshme në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Në një popullsi në plakje, kompanitë investojnë më pak për të ardhmen, pasi punëtorët mbi të 50-tat priren të grumbullojnë kursime për të financuar pensionin e tyre./ Monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *