• |
ide | kryesore

Nga Shqipëria po ikin edhe veterinerët

Arkiva, Lajme, Të fundit
veterinerët



Në tre vitet e fundit rreth 8% e mjekëve veterinerë kanë emigruar nga vendi me qëllim punësimin jashtë. Në total, në vend numërohen 1,220 mjekë veterinerë.

Presidenti i Urdhrit Profesional i Mjekëve Veterinarë, Ervin Resuli, në një takim me gazetarët pohoi se pjesa dërmuese e veterinerëve emigrojnë drejt shteteve, si: Anglia, Gjermani dhe Zvicra, për shkak të lehtësisë në njohjen e diplomës.

Në 3 vitet e fundit, janë larguar për t’u punësuar jashtë në shërbimin veteriner, mesatarisht 25 deri 30 veterinerë në vit.

“Janë të shumta kërkesat për dhënien e referencave me qëllim punësimin e mjekëve veterinerë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ndër shtetet ku mbetet kërkesa më e lartë për t’u punësuar janë Anglia, Gjermania dhe Zvicra pasi nuk është e nevojshme njehsimi i diplomës, duke iu njohur diploma shqiptare”.

Resuli rekomandoi me qëllim uljen e numrit të larguarve në emigracion institucionet shqiptare duhet të ndërhyjnë me masa stimuluese për rritjen e pagave dhe përmirësimit të kushteve në mbrojtje të kësaj kategorie gjatë ushtrimit të profesionit. Sipas tij paga e veterinerëve në institucionet shtetërore varion nga 60,000 lekë deri 78,000 lekë në muaj.

Pavarësisht rënies së numrit të krerëve të bagëtive, sipas Resulit nevojat e vendit për mjekë veterinerë nuk duhet të kalojnë numrin mbi 2,000. Pra rritja e kuotave për të diplomuarit në këtë profesion nuk shihet si një masë frenuese ndaj largimit të kësaj kategorie të profesionistëve.

Pranë Urdhrit Profesional i Mjekëve Veterinare janë të regjistruar 800 veterinerë nga 1,220 që është numri total i tyre, duke përfshirë edhe të punësuarit pranë institucioneve shtetërore./Monitor



5 Comments

  1. Do vijne per gamorin e surrelit qe vizitojne nga sumatricja se kane marre doren qe kur bashkjetonin ne kampet e Parisit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *