• |
ide | kryesore

Sherr me thika në Itali, plagoset një shqiptar dhe 47-vjeçari italian

Lajme, Të fundit
shqiptari, itali, gruaja, perndiqte, policia


Një sherr mes dy shqiptarëve e një italiani ka përfunduar me përdorimin e thikave dhe dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Ka qenë 47-vjeçari italian, i cili fillimisht është paraqitur në spital i plagosur me thikë disa herë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave italiane, ai është lënë te dera e spitalit nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, njëri prej të cilëve po ashtu ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

47-vjeçari i plagosur është shtetasi me iniciale E.C, i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, për një vrasje të ndodhur në vitin 2016. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar. Hetuesit kanë marrë në pyetje dy shqiptarët, të cilët e dërguan në spital 47-vjeçarin.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *