• |
ide | kryesore

Gjendet arsenal armësh në një shtëpi të pabanuar në Gramsh

Arkiva, Lajme, Të fundit
armësh



Një arsenal armësh është gjetur në një fhsat të Gramshit. Mësohet se policia ka gjetur një sasi të madhe granatash dhe arkash me fishekë.

“Gramsh/Informacion paraprak. Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak. 

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë. 

Eshtë e paqartë se kujt i përkiste municioni dhe rrethanat e gjetjes së tij. /LAPSI.al



1 Comment

  1. Deri në vitet 70 vuanim nga armët e groposura gjatë luftës dytë botërore ndërsa sot nga armët e Saliut të pafajshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *