• |
ide | kryesore

Anuloi konferencën me gazetarët, zbulohet sëmundja e Giorgia Meloni

Arkiva, Lajme, Të fundit
gazetarët



Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni anuloi për herë të dytë konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët për shkak të një problemi shëndetësor. Zyra e saj konfirmoi se në bashkëpunim me shoqatën e gazetarëve, konferenca e planifikuar fillimisht në 21 dhe më pas në 28 dhjetor do të mbahet në 4 janar.

Të njëjtat burime konfirmuan se kryeministrja e Italisë ishte prekur nga “otoliti” një sëmundje që prek veshin e mesit dhe shkakton marrje mendsh dhe të vjella. Mbrëmjen e së mërkurës, Meloni u vizitua në shtëpi nga një mjek ORL i cili diagnostikoi “sindromën otolitike” dhe dha sugjerime për zgjidhjen e situatës.

Megjithatë, zyra e saj thotë për gazetarët se shëndeti i kryeministres Meloni është në përmirësim. Bashkëpunëtorët e kryeministres thanë se në fillim u mendua se gjendja e saj shëndetësore ishte pasojë e “efekteve të gripit” pasi “prej disa ditësh Meloni vuante nga të përzierat dhe marrja e mendve”.

Si masë mbrojtëse ajo është detyruar që të qëndrojë në shtrat në errësirë për gati 2 ditë. Tashmë sipas zëdhënësve të Melonit ajo ka nisur të çohet nga shtrati dhe të flasë në telefon. ©LAPSI.al



2 Comments

    1. Edvini i do te ngushta si puna e Spiropillit apo Ballukut. Po do kete punuar fort per 50 euroshin e ushqimeve ndonje nga keta jeniceret e staffit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *