• |
ide | kryesore

Video/ City fitoi, por Guardiola tërbohet me Gvardiol: me sy të shqyer i tregon çfarë ka bërë

Sport
Gvardiol



Duke mposhtur me përmbysje Everton 3-1 në Goodison Park, Manchester City u rikthye në katër të parët në Premier League. Citizens lënë pas një periudhë të vështirë në kampionat, me vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e mëparshme. Diferenca nga kryesuesit e Liverpool është pesë pikë, por Citizens duhet të rikuperojnë ndeshjen kundër Brentford, që u shty për t’i lejuar ata të luajnë – dhe të fitojnë me një rezultat dërrmues në finalen kundër Fluminense – Kupën e Botës për Klube. Pavarësisht tre pikëve me Everton, në fund të ndeshjes kamerat inkuadruan teknikun Pep Guardiola duke iu drejtuar Josko Gvardiol, thuajse i demonizuar. Spanjolli e kapi nga krahët kroatin dhe dukej që diçka i shpjegonte.

GUARDIOLA KA DIÇKA PËR T’I THËNË JOSKO GVARDIOL

21-vjeçari kroat – që verën e kaluar u bë mbrojtësi më i paguar në historinë e futbollit, me 90 milionë euro të paguara nga City për Leipzig – kishte zëvendësuar në fund të dëmtuarin Stones, kur Everton kryesonte falë golit të Harrison. Në pjesën e dytë pastaj golat e Foden, Alvarez me penallti e Bernardo Silva përmbysën rezultatin. Por, me sa duket, kishte diçka në fushë që nuk e kënaqi aspak teknikun Guardiola dhe që kishte të bënte me Gvardiol.

Kështu pas fishkëllimës së fundit, ndërsa shumica e lojtarëve të tij po festonin me tifozët që kishin ndjekur City në transfertë, 52-vjeçari katalanas e mori mënjanë mbrojtësin kroat. Guardiola i foli atij në një mënyrë shumë të animuar me sytë të shqyer, duke i treguar se ku kishte gabuar. Bashkë me gabimet e kroatit Pepe dëshmoi në të njëjtën kohë se kush është: një perfeksionist maniakal, një njeri pasionant, një fitues që nuk ngopet kurrë dhe gjithmonë përpiqet të përmirësohet, duke pritur të njëjtën gjë nga lojtarët e tij.

@3_and_24 nah kan kena marah papa Pep 🤣🤣🤣🤣 nggk papa itu tandanya pap Pep lagi ngeracik biar josko gvardiol jadi lebih baik🤣🤣🤣🥰🥰#mancity #cityzens #mancestercity #joskogvardiol #pepguardiolaa @Manchester City ♬ suara asli – Dezalyr.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *