• |
ide | kryesore

Boçi: Aksioni ynë nuk ndalet, mosbindja civile edhe më e fortë

Lajme, Të fundit



Nënkryetarët e PD, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi, bashkë me një grup deputetësh dhe mbështetësish të PD-së, kanë dhënë sot një deklaratë për mediat

Ata theksuan se aksioni opozitar nuk do të ndalet, pavarësisht masës së vendosur ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës. Deklarata u bë përpara banesës së kryedemokratit, vend të cilin Boçi e quajti si “selia e imponuar, e dytë, e PD-së.”

“Pjesa e aksionit tonë nuk ndalet. Unë e di shumë mirë se me këto veprime mazhoranca dëshmon hallin e vet e të kapurit nën korrupsion. Nuk është halli ynë sot, megjithëse transmetohet si i tillë dhe të vërtetën e dinë shqiptarët dhe mediat. Aksioni ynë do të vazhdojë dhe të mos mendojë kush se PD-ja do të stepet. Ne e kemi Kryetarin tonë, e kemi të qartë strategjinë e aksionit!

Mosbindja civile do të jetë e fortë në vitin që na pret dhe do të dëshmohet edhe në sallën e parlamentit dhe sigurisht edhe nga demokratër. Sot është sulmuar jo thjesht Sali Berisha, jo thjesht PD-ja, por e gjithë shoqëria shqiptare në dimensionin e lirisë dhe të demokracisë.

Janë vlera që duken abstrakte, sepse njeriu e lidh ekzistencën edhe me ekonominë, por janë vlera thelbësore që japin pasoja në të gjithë jetën tonë, që japin pasoja në mungesën e sigurisë tërësore, arsimore, shëndetësore, ekonomike. Japin pasoja në braktisjen e këtij vendi, në humbjen e burimeve njerëzore dhe në humbjen e vlerave që ka Shqipëria. Ne do të vazhdojmë betejën tonë, do të jemi edhe në selinë e PD-së, edhe në selinë e imponuar të dytë të PD-së, gjithmonë në ditët në vazhdim.”, tha Boçi.



3 Comments

  1. E provove veten ne Elbasan dhe humbe. Ca pidhn e nones do akoma.
    Ka 30 vjet qe lloj lloj shushunjash nuk i ndahen politikes dhe kujtojn se robt jane budallenj.
    Ramizi humbi te medreseja dhe e la politiken. Kto BQra as staturen e Ramizit nuk kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *