• |
ide | kryesore

Provokon gazeta italiane: Giorgia Meloni, burri i vitit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meloni



“Unë jam Giorgia, jam nënë, jam grua, jam italiane dhe jam e krishterë”. Kështu e përkufizoi veten Giorgia Meloni në një nga sloganet e saj të famshme propagandistike, por që kur u zgjodh kryeministre ajo kërkoi nga mediat ta thërrisnin duke përdorur njëjësin mashkullor (“kryeministri”) dhe shumë e bënë.

Ka shkaktuar reagime të shumta provokimi i faqes së parë të gazetës italiane “Libero” që në vend të titullit “Njeriu i Vitit” ka quajtur “Burri i vitit”, kryeministren italiane Giorgia Meloni. Drejtori i redaksisë Mario Sechi, ish-zëdhënës i kryeministres bëri një shpjegim për zgjedhjen e tij.

“Ajo i dha fund luftës së gjinive. Ajo fitoi, mendon ndryshe, është divergjente, mposhti arrogancën e meshkujve dhe disfatizmin e femrave. Nuk u thye. Giorgia Meloni ka kaluar testin e vitit 2023” – thotë ai.

“Meloni i ka projektuar kundërshtarët e saj sikur janë në një dimension gërryerjeje të përjetshme. Lidere, femër por jo feministe. Giorgia është njeriu i vitit” – nënvizon shkrimi.

Kopertina e gazetës italiane po shkakton debat në rrjetet sociale. Ka nga ata që mendojnë se është një provokim ndaj gazetës “L’Espresso”, e cila pak ditë më parë vendosi Elena Cecchettin, motrën e Giulias, të vrarë nga ish-i i saj Filippo Turetta, si personazh i vitit. ©LAPSI.al

Meloni eletta "Uomo Dell'Anno" da Libero, il commento di ...



6 Comments

  1. Andaj e paskan gjetur njeri tjetrin me RamenPederast Rama i arshivuar nudo, i pelqeu zonjes Meloni, nderroi seks per Ramen.Le ta shpalle edhe nje martese brenda sektit, mbasi lejen ia ka dhene Papa.

  2. Ka te drejtë patronazhisti. Edi Rama,. Na qenka në qen race, të por ama eshte. parajsa. Hajdut, drogen, korruptonjes,tinezar, katil,. Bire Kievi po ore krimbi. gjerizit, duhesh te jesh ffytyre nxirr e shpirt zi qe asgje nga jorganin i hajdutllekut e korrupsionit nuk u të Ben pershtypje ju, bike kodosheshqe ushqeni nje manekin karagjoz në qe i nxiju faqen Shqiperisë, të me vella Vucicin të Ballkanin e shqyer, në luftë kundër Kosovës, në dhe. e pateEuropa i futi jo gjishtin, por. Gurin ne në bythe jetoj fare lideri. te perdale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *