• |
ide | kryesore

22-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga në Vlorë

Lajme, Të fundit
njeriu



Një tjetër aksident u regjistrua këtë 1 Janar, këtë herë në qytetin e Vlorës. Një automjet përfundoi jashtë rruge rreth orës 18:30, e për pasojë një 20-vjeçar mbeti i plagosur.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *