• |
ide | kryesore

Aksident në Lushnje/ 2 të plagosur nga përplasja e 2 makinave

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dibër aksident



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rural Kashtë Bardhë – Krutje, në afësi të kryqëzimit të Qerretit. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Policia thotë se një mjeti tip fuoristradë me targa gjermane udhëtonte nga Kasht Bardha në drejtim të Krutjes dhe një mjeti tip Pasat me targa AA 384 JY i ka prerë rrugën në kryqëzim. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i furoristradës dhe pasagjerët që ndoheshin në mjet nuk kanë patur lëndime pa probleme. Dy personat në Pasat përfunduan në kanal me mjetin. Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit dhe zjarrfikësit e Lushnjes. Pritet ekspertiza e policisë për të saktësuar shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 20:20, në fshatin Qerret i Vjetër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Besnik Qerreti, 53 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin I. B.

Si pasojë e përplasje, është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” dhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi Drini Karaj, 43 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë për këtë aksident. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *