• |
ide | kryesore

Tirana fazë përgatitore ‘low cost’: duhet zhbllokuar merkato, grumbullimi brenda kryeqytetit

Sport, Video
Tirana


Tirana ka shumë probleme për të zgjidhur në këtë fillim viti, duke nisur nga zhbllokimi i merkatos e deri te lloji i lëvizjeve që duhet të bëjë për tu përforcuar. Të gjitha këto e kanë bërë klubin kryeqytetas të kujdesshëm në shpenzime. Për këtë arsye, por edhe për faktin se deri në rifillimin e kampionatit nuk është një kohë e gjatë, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta mbajnë skuadrën në kryeqytet për fazën përgatitore.

Bardheblutë do të nisin stërvitjen e parë të vitit 2024 nesër në datën 3 janar në Skënder Halili. Skuadra do të jetë e grumbulluar, por destinacioni do të mbetet Tirana. Edhe stërvitjet do të vazhdojnë të bëhen në kampin stërvitor të klubit. Sa për merkaton, në varësi të asaj që do të ndodhë, synimet janë të qarta.

Lexo më tejShehi duhet të japë indikacione për merkaton: Partizani nesër në Antalia ku e pret Volendam dhe Neftchi Baku

Largimi i Florent Hasanit drejt Rapid Bukureshtit në Rumani ka bërë që tekniku Julian Ahmataj të kërkojë një sulmues, të aftë të bëjë diferencën para portës. Megjithatë, goleada me të cilën Tirana likuidoi Egnatian në javën e fundit të kampionatit të vitit 2023 dëshmoi se lojtarët janë aty. E ndoshta mund të mos jetë edhe nevoja për të lëvizur me përforcime në këtë sesion të merkatos. Pavarësisht se është e kuptueshme që Tirana, për ambicjet që ka, nëse krijohet ndonjë mundësi e rëndësishme, nuk do ta lërë rastin t’i shpëtojë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *