• |
ide | kryesore

Berisha në arrest shtëpie, avokatët e ish-kryeministrit ankimojnë masën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë ankimuar masën e sigurisë ;arrest’ shtëpie’ brenda afatit 5-ditor. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Sakaq mësohet se vendimi i arsyetuar ende nuk është zbardhur.

Kujtojmë se tre ditë më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.



1 Comment

  1. Peter Tiede, gazetari i Bild, që u bë i “famshëm” para disa kohësh në Shqipëri me paralajmërimet për lajme “bombë” që do rrëzonin Edi Ramën nga pushteti, është bërë aktiv sërish, pas arrestit shtëpiak të Sali Berishës.

    Ai ka bërë një shkrim të egër kundër Ramës, duke thënë se ka frikë nga një plak 79-vjeçar.tallje bythe me serbin salih nga ky Peter qe shkrimet i ka me zarfe te renda nga milionat e boronicave te shkelzenit dhe shpellkaret zgjohen nga gjumi njelloj si vullnetaret e enverit kur mbronin komunizmin kur ai kishte ngordhur.Liria i ben video per statusin qe salihu ka,ky serb komunist vazhdon me dy gishtat qe me ne fund ja hoqi nga bytha cdo shpellkari dhe keta e kane braktisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *