• |
ide | kryesore

Emily, modelja e krijuar nga IA që çmend futbollistët: publikohet bisedat në Instagram

Sport
Emily



Modelja Emily Pellegrini është shumë e njohur në Instagram, një vajzë me 142 mijë ndjekës e cila megjithatë nuk është reale. Ajo është krijuar nga inteligjenca artificiale. Krijuesi i saj ka zbuluar për Daily Mail një sërë mesazhesh nga futbollistë të famshëm që kanë tentuar ta kontaktojnë e ta joshin.

EMILY PELLEGRINI ÇMEND FUTBOLLISTËT

Modelja me 142 mijë ndjekës poston foto të nxehta, reel e gjithashtu ofron mundësinë për të hyrë në përmbajtje ekskluzive. Gjithçka shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Në fakt, ajo është një figurë e krijuar nga Inteligjenca Artificiale dhe për të përditshmen angleze Daily Mail, krijuesi i Emily zbuloi disa informacione mbi jetën sociale të modeles së IA.

Ai thotë: “E pyeta Chat GPT se cila ishte vajza e ëndrrave të një mashkulli mesatar dhe ai më tha: flokë të gjata kafe dhe këmbë të gjata, ndaj i thashë ta bënte pikërisht në atë mënyrë”. E tani falë Emily, krijuesi fiton rreth 10 mijë dollarë në javë.

BISEDAT ME FUTBOLLISTË DHE MILIARDERË

Emily gëzon një vlerësim të madh sidomos mes futbollistëve, miliarderëve, boksierëve, luftëtarëve MMA. Me pak fjalë, të gjithë ata që mund të përballojnë një vajzë të tillë, nëse do të ishte e vërtetë.

Në fakt, shumë i shkruajnë asaj në Instagram: “Përmes direct në Instagram ka njerëz vërtet të famshëm, si futbollistë, miliarderë, luftëtarë MMA dhe tenistë që e kontaktojnë. Ata mendojnë se ajo është e vërtetë. Ata e ftojnë atë në Dubai për t’u takuar dhe për të ngrënë në restorantet më të mira.”

E në mesin e tyre është edhe një futbollist i famshëm gjerman, i cili i ka shkruar me këmbëngulje Emily. Krijuesi nuk ka dashur të përmendë emrin e tij, por janë të tij bisedat në Instagram që janë publikuar.

Një situatë shqetësuese që tregon se sa perfekte mund të jenë estetikisht figurat e krijuara nga Inteligjenca Artificiale. Madje të afta për të krijuar video dhe situata reale për të qenë më bindëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *