• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në New York/ Rreshteri i policisë vret bashkëshorten shqiptare, dy fëmijët dhe më pas veten

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown, në periferi të New York City.

Policia raportoi se rreshteri në Departamentin e Policisë në Bronxville, Watson Morgan, 49 vjeç, vrau gruan e tij, shqiptaren Ornela 43 vjeç dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç. Policia beson se më pas ai vrau veten. Ornela Watson ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jork-ut.

Katër trupat u zbuluan nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e policisë Bronxville.

 



7 Comments

  1. Po or i pa emër 14:28!!
    Këshilla jote do të konsiderohet nga të tjerat!!!
    Por kjo është punë fati or mik.
    Popull pa derra nuk gjen.
    Dhe ne kemi shumë të tillë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *