• |
ide | kryesore

VIDEO/ Meloni ndërpret konferencën për shtyp: Më duhet të shkoj në banjë, nuk e mbaj dot më

Arkiva, Lajme, Të fundit
meloni



Kur të zë, të zë. Kishin mbetur edhe vetëm 3 pyetje pa përgjigje në konferencën për shtyp të fundvitit, kur kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dha shenjat e para të dobësisë.

“Po vdes o djema”, – ia shpëtoi një batutë kryeministres duke harruar që e kishte mikrofonin e ndezur. Kishin kaluar më shumë se 3 orë nga fillimi i konferencës dhe ishte radha e Teresa Trillò, gazetares së Radio24, të bënte pyetjen e radhës. Kur gazetarja iu afrua mikrofonit duke buzëqeshur, kryeministrja e kuptoi menjëherë çfarë kishte ndodhur.

“U dëgjua, apo jo?”, – pyeti kryeministrja gazetarët e pranishëm. Në atë moment, Meloni shpjegoi: “Zotërinj, më duhet të shkoj në banjë. Nuk di çfarë të bëj. Ju betohem, do të doja të merrja edhe tre pyetje të tjera. A mundem një sekondë, çfarë të bëj, më falni” – tha kryeministrja italiane që la podiumin duke vrapuar për në banjë.

Konferenca për shtyp u ndërpre për një pushim të shkurtër ndërsa zëdhënësi Fabrizio Alfano shoqëroi kryeministren. Pas kthimit gazetarja iu drejtua: “Forca se mbaroi”. Duke qeshur Meloni iu përgjigj: “Tani them se mund t’ja dal”.

Meloni iu përgjigj rreth 40 pyetjeve në këtë konferencë. Kjo konferencë duhej të mbahej para festave të Vitit të ri, por kryeministrja e shtyu për shkak të gjendjes shëndetësore. ©LAPSI.al



5 Comments

    1. Shoqja Pjeprone duhet te jete shtatzane.
      Njehere u mbyll ne shtepi me te vjella e marrje mendsh (po qe se ka pal mend), tani shkon kohe e pa kohe ne banje. Cudi se ska as burre tani.

  1. Pse aqe larg, ke psikopatin Rama qe mba pamperse, nga droga e sifilizi qe ka kaluar.Por ia kane gjetur mjekesia, ia kane nderruar vendet, ne vend te te poshtemeve, i vune koken, ne ven te kokes i vune halene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *