• |
ide | kryesore

Humb jetën në aksident në Itali 32-vjeçari shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit
jetën



Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e vona të pasdites së kësaj të premteje në Itali. Ngjarja ndodhi në zonën Selva Piana të Mosciano Sant’Angelo në Teramo.

Rreth orës 18:00, makina Fiat Punto me të cilën udhëtonte 32-vjeçari, u përplas në një kryqëzim me një makinë Audi A3 që drejtohej nga një djalë 25-vjeçar italian. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.

Me dhënien e alarmit, Forcat e Zjarrfikësve dhe personeli mjekësor shkuan në vendin e ngjarjes. Pavarësisht masave, i riu shqiptar ndërroi jetë për shkak të traumës së rëndë. Ndërsa 25-vjeçari mbeti i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Giulianova. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *