• |
ide | kryesore

Jo vetëm TikTok/ Policia sekuestron telefonin e 41-vjeçares së vetëvrarë në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
TikTok


Mediat kanë hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë të vetëvrasjes së një 41-vjeçareje në një fshat të Durrësit. Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve u vetëflijua pas tronditjes së hapjes së një faqeje në emër të saj në rrjetin social TikTok ku denigrohej me fjalë fyese.

Ajo e kishte denoncuar ngjarjen në polici që në dhjetor të 2022, por nuk ishte bërë asnjë hap për ta mbyllur profilin dhe për të ndëshkuar autorët. Burimet thanë se ishte një kushërirë e saj që kishte hapur faqen dhe që e kishte pranuar atë para policisë, por çështja nuk ishte mbyllur dhe videot denigruese nuk ishin hequr.

Kjo kishte rënduar gjendjen e 41-vjeçares që pas kthimit të bashkëshortit nga Greqia me rastin e festave kishte pritur edhe ditëlindjen e vajzës në 2 janar dhe më pas ishte vetëvrarë duke gëlltitur fostoksinë. Mësohet se përveç pistës së bullizimit në TikTok, policia po heton edhe pista të tjera, bazuar në indicie dhe dëshmi të marra deri tani nga policia e Durrësit.

Para hetuesve kanë dhënë dëshminë vajza dhe vëllezërit të së ndjerës. Sipas mediave, ata kanë dhënë pista të tjera që nuk lidhen vetëm me denoncimin për bullizimin në rrjetet sociale, por edhe me marrëdhëniet familjare. Të njëjtat burime raportojnë se grupi hetimor ka këqyrur edhe telefonin e të ndjerës.

Deri tani nuk është gjetur ndonjë provë implikuese që të përfshijë personat me të cilët ka komunikuar para aktit ekstrem. Megjithatë, telefoni pritet t’i nënshtrohet një ekspertize më të thelluar. Edhe këtë herë policia dhe prokuroria reagojnë me vonesë ndaj një rasti të ndjeshëm dhe vetëm pas ngjarja u bë publike. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Bullizimi në Tik Tok/ Nëna e 4 fëmijëve kërkoi ndihmë në polici, Balla lan gojën


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *