• |
ide | kryesore

Në dosjet e Epstein del edhe emri i modeles ruse të vetëvrarë në 2008

Arkiva, Lapsi Leaks
Epstein



Detaje të reja kanë dalë në lidhje me çështjen e Jeffrey Epstein, milionerit që kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019 kur ishte në pritje të gjykimit për trafikim të të miturve. Nga dokumentet e deklasifikuara javën e fundit rezulton se supermodelja ruso-kazake Ruslana Korshunova, e cila kreu vetëvrasje në moshën 20-vjeçare në vitin 2008 duke u hedhur nga kati i 9-të i banesës së saj në Manhatan, kishte fluturuar 2 vjet më parë me avionin famëkeq të Epstein “Lolita Express”.

Udhëtimi ishte bërë për në ishullin e tij në Karaibe, i njohur për skena orgjish dhe takime seksuale mes VIP-ave dhe vajzave të mitura. Nga hetimet rezultoi gjithashtu se disa adoleshente u ishin “ofruar si pre seksuale” figurave politike dhe financiare amerikane dhe ndërkombëtare për t’i shantazhuar.

Fashion model killed herself after joining cult

Pjesa e dytë e dokumenteve për çështjen Epstein me mijëra faqe deklaratash zbuloi emra të rinj, por edhe detaje të turpshme në lidhje me figura tashmë të njohura në orbitën e Epstein. Aty është edhe Bill Clinton. Ai dyshohet se ka hyrë në zyrat e revistës “Vanity Fair” dhe ka “kërcënuar” stafin që të mos publikojë artikuj për trafikim seksual të mikut të tij të mirë “Xhefri”.

Ruslana Korshunova took her own life two years after visiting Epstein's island

Njëra nga këto vajza, Virginia Giuffre është e akuzuara e madhe e Epstein, e cila rrëfeu ngjarjen e Clinton në një email drejtuar një gazetari të “Daily Mail”. Është e paqartë se ku e mësoi Giuffre për kërcënimet e Klintonit. Në dokumente, ish-presidenti amerikan përshkruhet si dikush që “kishte udhëtuar me Epstein dhe Ghislaine Maxwell (të dashurën e tij) dhe që mund të kishte informacion mbi sjelljen” e financierit dhe bashkëpunëtorit të tij.

Po kush ishte modelja Ruslana Korshunova.

Ndër detajet e papublikuara edhe historia e top modeles ruso-kazake Ruslana Korshunova, ikonë reklamuese të shtëpive të ndryshme të modës (Marc Jacobs, Dkny, Vera Wang dhe Nina Ricci). E reja kreu vetëvrasje në moshën 20-vjeçare në vitin 2008 duke u hedhur nga kati i 9-të i banesës së saj pranë Wall Street, në rrethana të dyshimta. 2 vjet më parë ajo kishte fluturuar me avionin famëkeq “Lolita Express” të Jeffrey Epstein në një udhëtim në ishullin e tij të Karaibeve, “Little St. James”.

Top model who killed herself flew on Epstein's private jet

Një nga dokumentet më interesante, por edhe më skandaloze është ai që zbuloi se cilat ishin objektiv i trafikimit i orkestruar nga financuesi dhe partnerja e tij. Epstein i ofroi një vajzë, të identifikuar në një dokument të vitit 2014 me pseudonimin “Jane Doe 3″, shumë politikanëve të njohur amerikanë, drejtuesve të fuqishëm të biznesit, presidentëve të huaj, një kryeministri të njohur dhe liderëve të tjerë botërorë”, në mënyrë që të “kënaqeshin me të” për aktivitetin e tyre financiar, por edhe “për të marrë informacione të mundshme shantazhi”. Si? Duke ju marrë nga adoleshentja detaje të takimeve seksuale. Megjithatë, në dokument nuk përmenden emrat e VIP-ave. E reja u kontaktua për herë të parë nga Maxwell në 1999, kur ajo ishte vetëm 15 vjeç. Si ajo, ka pasur edhe dhjetëra të mitura të tjera.

Flight logs showed the model was on Epstein's Boeing plane in 2006

Ndër emrat e “klientëve” janë edhe ata të Leslie Wexner, titanit të shitjeve me pakicë që qëndron pas Victoria’s Secret, The Limited dhe dyqaneve të tjera. ËQshtë edhe miliarderi Glenn Dubin, ish-ambasadori dhe guvernatori amerikan i New Mexico, Bill Richardson, ish-senatori George Mitchell, etj. Të gjithë e mohojnë. Emrat që vazhdojnë të tërheqin vëmendjen janë ata të Bill Clinton dhe Donald Trump. Dhe ai i Princit Andrew të Britanisë, mbi të cilin një grup politik antimonarkist, Republika, ka kërkuar hapjen e hetimeve të reja. Por Scotland Yard e ka mbyllur tashmë derën, pasi hetimet e mëparshme u mbyllën pa një ndjekje penale dhe një marrëveshjen jashtëgjyqësore shumë milionëshe të princit me akuzuesen e tij, Virginia Giuffre. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ne Dosjen e Epstein badhponetpri dhe Miku me I ngushte ishte dhe Bill Klinton te cilet abuzonin seksualisht dhe vrisnin femije. Ju rrobqira dhe trapat e Shqiperise dhe Kosoves I keni ngritur Buste, keni emeruar Sheshe dhe Rruge me kete Kriminel pedofil

  2. Ne Dosjen e Epstein bashkpunetori dhe Miku me i ngushte ishte dhe Bill Klinton te cilet abuzonin seksualisht dhe vrisnin femije. Ju rrobqira dhe trapat e Shqiperise dhe Kosoves I keni ngritur Buste, keni emeruar Sheshe dhe Rruge me kete Kriminel pedofil

  3. NUK PO BOTOHET LISTA E PLOTE SE DO NA DALE DHE “HUMANISTJA ” E FAMSHME ” SHEN ” TEREZKA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *