• |
ide | kryesore

Basha: Më vjen keq për Berishën, por e paralajmërova!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në konferencën që po mban për mediat, u pyet edhe për izolimin e Sali Berishës në shtëpi. Basha theksoi se nga ana personale ndjen keqardhje për atë që i ka ndodhur ndërsa nga ana tjetër, shton se PD duhet të ecë me domosdo përpara dhe të lërë pas të shkuarën.

“Kam dy reagime. Njëri në rrafshin personal dhe tjetri në atë politik. Në atë personal nuk më vjen mirë, keq që një njeri me të cilin kam bashkëpunuar për vite me radhë dhe padiskutim ka dhënë kontributet e veta të përfundojë këtu. Çfarë kam pas për t’i thënë ia kam thënë dhe besoj se e dini. Por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe duhet të përballet për zgjedhjen që ka bërë. Kjo është njëra anë e kostos që sjellja e tij i solli të gjithëve, që ka marrë personalisht që ka dhënë familjes, PD dhe vendit. Në rrafshin personal ka keqardhje. Nga ana tjetër, është e domosdoshme që PD të ecë përpara dhe të lërë të shkuarën pas. Jo të shkelë të shkuarën dhe as të mohojë. Dhe përgjigja zyrtare është që në çdo rast, qëndrimi i PD është që drejtësia do të bëjë punën e saj e papenguar dhe çdokush, duke filluar nga unë, duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë.”, tha Basha.


3 Comments

  1. Ky është lolo fare po fare. Dje foli Ramerda që Luli fle gjum sot ki del të bëjë patericën e tij qe është ne veshtersi.
    O mjeran.

  2. Ai për shembull, në përgjimet e tij të shumta ka edhe bisedën e Delijorgjit me Zenin e tij, kur ende shpërthimet dëgjoheshin në Gërdec dhe askush nuk mund t’ja zbardhë, sepse ishin përgjimet e njerëzve të tij privatë. Ai ka në përgjimet e tij edhe bisedat e bëra në 21 janar, urdhrat që ka dhënë, kujt ia ka dhënë, çfarë kanë thënë të tjerët, rreth e rrotull tij, si ka vepruar Luli i Bashajve, çfarë ka thënë ai dhe një ditë ia zbardh aq sa është e duhura për të. Ai ka bisedat me Olldashin dhe si e mori ky i fundit përsipër “lajmin” bombë të sulmeve mbi godinën qeveritare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *