• |
ide | kryesore

Basha: Mirënjohja më ka mbajtur peng ndaj Berishës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Mirënjohja është e vetmja që e ka mbajtur peng Lulzim Bashën ndaj Sali Berishës. Në konferencën me gazetarët kreu i PD-së zyrtare tha se zgjedhja e Berishës ka qenë e gabuar për familjen e tij dhe demokratët.

Ndërsa shigjetoi mbështetësit e kreut të rithemelimit, të cilët sipas Bashës, janë rreshtuar krah Berishës për interesin personal dhe jo për të.

“Berisha ka zgjedhur rrugën e tij dhe ka patur arsyet e tij të bëjë këtë zgjedhje. Zgjedhja ka qenë e gabuar për të familjen e tij dhe demokratët. Por fajin më të madh nuk ia vë atij, natyrisht ka përgjegjësi, por fajin më të madh e kanë ata që bënë sikur u digjte barku për të.

Janë njerëzit që e kanë anatemuar dhe s’kanë lënë gjë gjë pa i thënë. Kanë shkuar atje jo për Berishën, por për veten e tyre ishin të 8 dhe donin të ishin të tretët, kanë shkuar për egoizëm dhe pasojat i paguajnë sot demokratët. Ka marrë kosto personale”, tha ai.

Basha theksoi në që nga 2013 është kujdesur për të ruajtur imazhin dhe trashëgiminë politike Berishës, por zgjodhi të “shpëtojë shtëpinë e demokratëve”.

Sa kam punuar me Berishën unë, s’kanë punuar këta. Sa jam kujdesur unë 10 vite nga 2013 për të ruajtur imazhin e trashëgiminë politike Berishës në 8 vite kur këta e përqeshnin, por duhet të zgjidhja mes mirënjohjes, që e ka qenë e vetmja që kam qenë peng, dhe nevojës për të ecur përpara dhe nevojës për shpëtuar shtëpinë e demokratëve. Dhe kemi paguar një çmim të jashtëzakonshëm”, tha Basha.

Sipas tij po të mendonte për vete, “sot nuk do të kishte PD zyrtare properëndimore, por do të ishte e tretur si Rithemelimi”.

“Po të mendoja për veten time sot nuk do të kishte Parti Demokratike zyrtare properëndimore, por do të ishte e gjitha e tretur e pashpresë, sikurse rithemelimi. Kujtdo që bën llogaritje personale i kujtoj fatin e këtyre dhe janë shndërruar në sindromën e bixhozçiut dhe nuk ofron asnjë zgjidhje”, u shpreh kreu i PD.


9 Comments

  1. Si shpjegohet qe dje Rama e urdheroi Bashen te zgjohet nga gjumi dhe 24 ore me pas, Basha del ne konference shtypi?

  2. I pamer i ores 18.32. Me vjen keq ae nuk e ditke qe Basha punon me telekomande dhe pulti

    i kesaj telekomande gjendet ne Surrel.

  3. Laj gojën 1000 her kur të zësh Doktorin ! O vemje , o i pështir , ooo nuk ka fjalori fjal që të të ngjaj ! Ti duhesh mohuar sikur nuk ekziston !

  4. Nuk ishte “mirnjohja” jote more mashtrues patologjik, por frika që kishe ti ndaj Berishës, se të kthente partinë kundër, siç ta bëri paçka se me vonesë. Ti s’je gjë tjetër veçse një këlysh i Ram kokainës

    … Janë gjithashtu disa gojë që kanë thënë se ti ke bër përçapje për tu bashkuar apo përfituar shërbime nga masonët e Shqipërisë, nje organizatë satanike kjo.

  5. Ai për shembull, në përgjimet e tij të shumta ka edhe bisedën e Delijorgjit me Zenin e tij, kur ende shpërthimet dëgjoheshin në Gërdec dhe askush nuk mund t’ja zbardhë, sepse ishin përgjimet e njerëzve të tij privatë. Ai ka në përgjimet e tij edhe bisedat e bëra në 21 janar, urdhrat që ka dhënë, kujt ia ka dhënë, çfarë kanë thënë të tjerët, rreth e rrotull tij, si ka vepruar Luli i Bashajve, çfarë ka thënë ai dhe një ditë ia zbardh aq sa është e duhura për të. Ai ka bisedat me Olldashin dhe si e mori ky i fundit përsipër “lajmin” bombë të sulmeve mbi godinën qeveritare.

  6. Nga sa duket sitli i Bashes eshte te tregoj qe eshte ndryshe nga berisha dhe berishizmi. Mbase eshte vetet i but, se deri dje mundohej te imitonte Saliun po i dilte shum keq. Mbase tani eshte vetvetja, ja keshtu ca ne gjum e ca lepe peqe. Po gjithsesi mesa kam ven re eshte permbajtur shum edhe pse cfar skan then per kete. Eshte permbajtur te pergjigjej me te njejten gjuh. ndoshta e ka strategji per te treguar qe eshte ndryshe dhe jo i eger. nderkombetaret duan stabilitet dhe njerez te but dhe ndoshta prandaj po luan kete strategji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *