• |
ide | kryesore

Gaz Bardhi për PD-në e vulës: Keqardhje që do bashkojnë votat me Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shprehu i keqardhur për “një grup të vogël kolegësh”, siç i quajti ai, që dje deklaruan se mund të bashkojnë votat me PS në Kuvend.

Ai tha se ky është një skenar i ngjashëm me atë të 2020, ku sipas tij me pretendimin e listave të hapura, hoqën koalicionet. Sakaq ai i ka bërë thirrje Presidentit të vendit që të bëhet garant i kushtetutës.

“Në vend të reflektimit për të kryer parlamenti funksionon e kontrollit parlament, mazhoranca i është përgjigjur me arrogancë, me ndryshime të njëanshme. Në emër të Grupit i bëj thirrje Presidentit të bëhet garant i kushtetutës.

Ky është funksioni i tij dhe duam të besojmë se Presidenti do të ngrohet në lartësinë e detyrës. Së dyti sa i takon reformës zgjedhore, doli qartë skenari i pozitës se pse kërkon të mbajë të bllokuar punën përmes përcaktimit prej tyre të përfaqësuesve të pozitës në Komision, sepse Rama do ta trajtojë reformën si mall që shitet në treg, përmes trafikimit të votave opozitare. Shpreh keqardhje që një pjesë e vogël e kolegëve konfirmuan dje që janë në këtë tentativë.

Mu kujtua i njëjti justifikim i 2020, deputetë që nuk përfaqësonin opozitën reale, në emër të listave të hapura, shkuan në Kuvend dhe bashkuan votat me Ramën, për të hequr koalicionet. Që ishte formula që i jepte fitoren opozitës. Skenar i dalë bojë tashmë.

Së treti kemi vendosur t’i drejtohemi Kushtetuese për kundërshtimin e ligjit që i hap rrugë vjedhjes së Portit të Durrësit, dhe i dyti ka të bëjë me ligjin që rrit tatimin mbi fitim për profesionistët e lirë”, tha ai.



10 Comments

  1. Ik mo politikan pa vlere. Deri dje nuk le fjalë pa thënë për Berishen dhe Nokën dhe ata nuk lanë fjal te keqe pa thëne për ju dhe tani thua jemi bashkë. Ti je pa shtyllë kurrizore.Basha ka mbajtur qendrime shumë më të sakta dhe të drejta se sa ju.

  2. Po si behet reforma pa patur votat ne parlament o Gaz. Bëni propozimet e duhura dhe votojeni bashkë. Sepse Rames i intereson qe ju dhe Basha mos ta votoni qe të mbaj këtë kod qe kemi tani. Ky kod është ne favor të Ramës.

  3. Basha duhet të bëj te pamundurën për ta ndryshuar kodin ekzistues sepse ky kod është ne favor të Rames.

  4. ik ore rrot kari. Opozita duhet te votoj cdo ligj qe eshte ne interes te vendit, pavarsisht se e propozon vet apo dikush tjeter. Ligjet jan per qytetaret dhe nqs nuk penalizon qytetaret dhe eshte ne interes te tyre, pse te mos e votoj opozita? Opozita nuk eshte aty vetem per te penguar o cop bytyhqiri. Opozita eshte per te kontrolluar qeverin dhe per interesin e qytetareve. Cdo ligj qe eshte ne interesin e qytetareve duhet votuar dhe pik. Se je ti krunde dhe sje per gje po vetem perc andej e perc ketej, sdo te thot qe ben opozit te mir nqs pengon cdo ligj. Opozit te mir ben ai qe veton ligjet ne interes te qytetareve dhe pengon ligjet qe demtojn qytetaret dhe forcojn psh oligarket. Po ti je aty vetem per nje kolltuk qe te te zej icik bytha vend, bythqim fluturus.

    1. voto o Gaz,qe te vjedh rrota e karit edvin psikopati.voto PPP,voto investitorin e olta krevatit,voto halabakun e karit,qe te shkerdhej historine portuale tonen.voto per inceneritoret qe nuk ekzisitojne,voto per tenxheret e presionit qe kushtojne miliona euro.voto check up,voto rruget e ballukut me 2vjet gjimnaz,qe kushtojne nga 25-30milion euro km.voto per ata 1milion shqiptare qe jane debuar me dhune nga toka e te pareve.voto qe vjedhjet ne miliarda euro te vazhdoj e sorros e mc’ gonigal te marin taksen.voto se i paska ngel qejfi ketyre mavive barkthare.pty mortja tju haje o vegla te regjimit diktatorial.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *